Flash

Tjetër takim Kurti-Vuçiç në Bruksel, çfarë pret Bashkimi Europian

Lapsi.al 28 April 2023
Tjetër takim Kurti-Vuçiç në Bruksel, çfarë

Të martën, më 2 maj në Bruksel do të takohen kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Ky është takimi i parë i nivelit të lartë, pas takimit në Ohër ku u dakorduan për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, bëhet e ditur agjenda dhe tema e bisedimeve.

“Të martën, më 2 maj 2023, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendës Presidenti Josep Borrell do të thërrasë një takim të nivelit të lartë në Bruksel si pjesë e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti konfirmuan pjesëmarrjen e tyre.

Përfaqësuesi i Lartë, me mbështetjen e Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë një takim të përbashkët me liderët duke filluar nga ora 18:00”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

"Palët pritet të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur si pikë të parë të rendit të ditës, e cila do të pasohet nga prezantimi/diskutimi mbi draft-statutin e parë të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe në Kosovë. Palët do të kenë gjithashtu mundësinë të diskutojnë çështje aktuale me rëndësi politike”, thuhet në njoftim.

Përfaqësuesi i Lartë do të bëjë një deklaratë për media në fund të takimit.

Të këshilluara

Ndryshojnë çmimet e karburantit në vend

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 28 Prill 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Si rrjedhojë çmimet e vendosura ...

15:47

Parashikimi i motit për fundjavën

Moti për fundjavën pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme, ku do të ketë prezencë të alternimeve dhe vranësirave kalimtar...

15:37

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI