Flash

Berisha: Kandidatët e Ramës të zgjedhur me kritere mafioze

Lapsi.al 28 April 2023
Berisha: Kandidatët e Ramës të zgjedhur me kritere mafioze

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Rama në një takim elektoral që zhvilloi në Lushnje. Ai tha se kandidatët e opozitës kanë dalë nga një garë e ndershme brenda partisë ndërsa rivalët janë përcaktuar nga mafia.

“Përballen me përfaqësuesit e monizmit, që mbulon vendin, për të cilët nuk ka votuar asnjë qytetar shqiptar, asnjë socialist shqiptar. Të cilët janë emëruar mbi kritere mafioze, nga Edi Rama, njeriu që në dy mandate, ja doli të përqendrojë në duart e tij të zeza, të gjitha pushtet. Sot çdo pushtet është në duart e një njeriu dhe ky njeri përdor pushtetin sipas interesave të tij personale, dhe interesave antiqytetare dhe antishqiptare” – tha Berisha.

Më pas Berisha tha se në 8 vite, shqiptarët në dallim nga të gjitha vendet e Rajonit, kanë njohur një varfëri të frikshme në rritje.

“8 vite më parë merrnin rrogat, pensionet më të larta, sot kanë rrogat dhe pensionet më të ulëta. Sot vetëm 20% e atyre që kanë nevojë për ndihmë ekonomike sipas kritereve ligjore, e marrin këtë ndihmë. Kjo është një lloj tiranie e vërtetë, tirania e varfërisë mbi ketë njerëz, mbi këta qytetarë” – tha Berisha.

“Qytetarët, çfarë do qofshin ata, demokratë, socialistë, të paparti, kalojnë çdo muaj me më vështirësi. 1 milion prej tyre ikën në 8 vite, 83% e të tjerëve kërkojnë të ikin. Kurrë në asnjë rrethanë, asnjë luftë, asnjë pushtim, Shqipëria nuk është braktisur si këto 8 vite” – tha Berisha.

“Kodi zgjedhor që rregullon dhe garanton të drejtën më themelore të njeriut, të drejtën e votës, për këtë despot, nuk ekziston, është një kinezëri. Dhe ju e patë se çfarë bëri ai, gjithçka që ne të mos merrnim pjesë në zgjedhje, se çfarë vendimesh mori me mercenarët e tij, që forca politike që ka sot në të 4-anët e vendit, 61 kandidatë të dalë me votën e lirë të mos hynte në zgjedhje, të përjashtohej nga zgjedhjet. Natyrisht dështoi dhe do të dështojë, por nga ana tjetër tregoi anën e tij më të errët njerëzore, më antidemokratike” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ulet sërish çmimi i naftës

Çmimi i naftës është ulur sërish, duke prekur shifrën 174 lekë për litër. Ky është çmimi më i ulët për naftën, që Bordi i Transparencës ka vendosur që nga kr...

18:34

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI