Flash

Zbulohen 14 shtëpi bari në Spanjë/ Në pranga 19 shqiptarë dhe rusë

Lapsi.al 27 April 2023
Zbulohen 14 shtëpi bari në Spanjë/ Në pranga 19

Garda Civile spanjolle ka arrestuar 19 persona në një operacion masiv të kryer në 16 shtëpi në komunat Vendrell, Calafell, Creixell, Cunit, Torredembarra, Roda de Berà, Albinyana dhe Altafulla, në Tarragonès dhe Baix Penedès. Mediat vendase që citojnë burime nga grupi hetimor shkruajnë se të dyshuarit e arrestuar janë pjesë e një grupi kriminal shqiptar. Operacioni ka nisur rreth orës 5 të mëngjesit të së mërkurës dhe është zhvilluar njëkohësisht në të gjitha bazat e dyshuara.

Në operacionin që thuhet se është ende në vazhdim, janë çmontuar disa plantacione marijuanë. Në kërkime janë përfshirë rreth 200 agjentë të Gardës Civile dhe policisë lokale, si dhe një grup special i sulmit i shoqëruar nga një helikopter.

Hetimi nisi tetorin e kaluar. Sipas të njëjtave burime, agjentët e Gardës Civile kanë gjetur plantacione me marijuanë në 14 nga 16 shtëpitë e kontrolluara. Sipas zëdhënësit të policisë, bimët janë gjetur në faza të ndryshme të rritjes ndërsa janë sekuestruar edhe materiale ndihmëse dhe një shumë “e konsiderueshme” parash. 19 të arrestuarit janë shqiptarë dhe rusë.

“Kjo është një bandë e organizuar, që sjell të huajt në bregdetin e Tarragonës për të mbjellë marijuanë. Këta njerëz praktikisht nuk largohen nga shtëpitë e tyre për asgjë”, - tha zëdhënësi. Ai theksoi se destinacioni përfundimtar i drogës së prodhuar brenda Spanjës janë vendet evropiane dhe se kjo mënyrë është "shumë fitimprurëse" për grupet kriminale. "Këtu ligjet janë më të lehta, çdo kufi që kalon kjo drogë dyfishon çmimin e tregut. Kur arrin në destinacionin përfundimtar çmimi është i disafishuar” - përfundoi ai. ©LAPSI.al

Un agent de la Guàrdia Civil a Calafell en un dels punts de l'operatiu on s'ha desarticulat una plantació de marihuana.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI