Flash

Xhaxhai i përdhunoi vajzën 6-vjeçare, nëna nga Vora rrëfen mes lotësh ngjarjen e rëndë: M'u vra shpirti

Lapsi.al 27 April 2023
Xhaxhai i përdhunoi vajzën 6-vjeçare, nëna nga Vora

Një nënë nga Vora ka rrëfyer historinë e saj tronditëse, ndërsa akuzoi xhaxhain e saj, 66 vjeç se i përdhunoi vajzën 6-vjeçare.

E tronditur, ajo ka treguar se ka bërë denoncim në komisariatin e Vorës dhe se vajzën e ka çuar tek psikologu. Por vetë ajo nuk ka mundur të ishte e pranishme pasi ka qenë e traumatizuar.

“Mu vra shpirti. Më ra edhe ky halli i fëmijës. Zoti më ka vënë në provë për çdo gjë. E mora personin në telefon dhe i kërkova të më tregojë të drejtën. Por më tha ta çoja fëmijën ku doja. E çova tek doktoresha në Tiranë. Kemi bërë denoncim në Komisariatin e Vorës. Tek psikologu më dërguan njerëz të komunës. Psikologu ishte burrë. Nuk isha e pranishme kur psikologu merrte në pyetje vajzën, nuk e duroja dot. Me psikologun ka qenë edhe vajza e komunës, pra shërbimi social i bashkisë”, ka thënë ajo.

Gjithashtu nëna ka treguar se djemtë e 66-vjeçarit i kanë kërkuar që të tërheqë denoncimin.

“Më kanë kërkuar të tërheq denoncimin pasi pretendojnë se është gënjeshtër. Por kjo është e vërtetë”, ka thënë ajo për emisionin ‘Me zemër të hapur’, duke treguar se 66-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI