Flash

Përplasje për gjuhën shqipe në OKB, debati mes përfaqësuesit rus dhe Ministres së Jashtme të Kosovës

Lapsi.al 27 April 2023
Përplasje për gjuhën shqipe në OKB, debati mes

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, në fillim të fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka thënë se shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, u lejua që të flasë në gjuhën e popullit të tij në seancë, ndërsa asaj si përfaqësuese e Republikës së Kosovës nuk iu pranua kërkesa që të flasë në gjuhën shqipe.

Për këtë u përgjigj përfaqësuesi i Federatës Ruse, që mban Presidencën, duke thënë se i hedh poshtë “këto pretendime” të Gërvallës.

“Dua t’i hedh pretendimet e saj që Presidenca s’e ka lejuar atë që të flasë në shqip. Ne si Presidencë jemi informuar se që ju keni preferuar të flisni anglisht siç keni bërë edhe herë të tjera”.

Për këtë reagoi ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, i cili tentoi ta merrte fjalën për ta përmirësuar atë.

Përfaqësuesi i Federatës Ruse e pyeti se për çfarë e kërkon fjalën.

“Është për t’u përgjigjur për atë që e thatë sepse s’është e saktë”, tha Hoxha, por shtoi se këtë do ta thotë gjatë fjalës së tij.

Hoxha përmendi shumë raste kur dy përfaqësuese kanë folur në të njëtën gjuhë dhe tha se kjo është në frymën e shumëgjuhësisë së Këshillit të Sigurimit.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Ditën e nesërme, 28 prill moti pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Sipas parashikimit nga SHMU, moti do të jetë i kthjellët në pjesën më...

13:45

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI