Flash

"Je përgjegjës për vrasje masive në Kosovë", Gërvalla ia thotë në sy Daçiç

Lapsi.al 27 April 2023
"Je përgjegjës për vrasje masive në Kosovë",

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kërkoi që kryediplomati serb, Ivica Daçiç të sillet para drejtësisë ndërkombëtare.

Ajo në tri gjuhë, në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe e akuzoi Daçiçin për krime lufte, vrasje masive dhe përdhunime gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Ivica Daçiç tani ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë është përgjegjës për vrasje masive, dhunim si armë e luftës dhe krime lufte. Ai duhet të sillet para drejtësisë, para një tribunali për krime lufte...Nga viti 1992 deri në vitin 2000 ishte dora e djathtë e kasapit të Ballkanit, Millosheviq”, tha ajo.

Kryediplomatja kosovare, në fjalinë e parë porsa mori fjalën u ankua që nuk u lejua të flasë në gjuhën shqipe në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB, ku po diskutohet raporti për Kosovën.

“Zotëri Daçiq foli me gjuhën e popullit të vet dhe jo në gjuhën angleze siç bëjnë shumica. Edhe unë dua të flas në gjuhën shqipe, por kjo më është mohuar kjo e drejtë”, shtoi Gërvalla.

Ajo tha se raporti i UNMIKU-ut për Kosovën ka gabime të mëdha.

“Sa i përket raportit të UNIMIK më shumë se 90 nga 100 pika ka gabime të vogla, të mesme dhe të mëdha. Ka gjëra që mungojnë në raport, boshllëqet dhe problemet nga UNMIKU në Kosovë tani janë gjëra të njohura. Ne jemi duke bërë përkushtim dhe punë të jashtëzakonshme për paqe dhe stabilitet, por UNMIKU nuk po i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon. Prandaj kjo më shpie mua tek çështja e zhvillimeve të rëndësishme për paqe dhe stabilitet. Në raportin e UNIMIK-ut psh, Procesi i Berlinit përmendet vetëm si fusnotë, as samiti i mbajtur në Berlin dhe as ai Tiranë nuk përmenden në raport”, shtoi Gërvalla.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Gërvalla u shpreh se kur Kosova nënshkruan diçka e mban fjalën, ndryshe nga Serbia që marrëveshjen i bën vetëm si farsë.

Ministri i jashtëm serb në seancën e Këshillit të Sigurimit theksoi krijimin e Asociacionit si kusht për zbatimin e marrëveveshjes.

Përsëriti qëndrimin se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën.

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziade, bëri thirrje për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke shprehur përkrahje për kornizën e re të dialogut.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI