Flash

Dënohet reperi amerikan, punonte për shërbimet kineze

Lapsi.al 27 April 2023
Dënohet reperi amerikan, punonte për shërbimet kineze

Reperi amerikan Pras Michel, dikur fitues i çmimit “Grammy” me grupin Fugees u shpall fajtor nga një gjykatë për komplot kundër qeverisë amerikane duke punuar në shërbim të qeverisë kineze. Lajmin e raporton CNN. Ai rrezikon tani deri në 20 vite burg. Artisti dyshohet se ka ndihmuar autoritetet e Pekinit të kenë akses tek zyrtarët e lartë amerikanë madje deri tek kontaktet me dy presidentët, Barack Obama dhe Donald Trump.

Sipas aktakuzave, këngëtari dyshohet se ka tentuar të "krijojë lidhje" në emër të qeverisë kineze dhe biznesmenit malajzian Jho Low. Reperi u shpall fajtor për komplot, dhënie ryshfeti dëshmitarëve dhe lobim të paregjistruar në emër të një qeverie të huaj.

Gjatë dëshmisë së tij javën e kaluar, Michel tha se mori rreth 20 milionë dollarë nga Low në vitin 2012, për të “bërë një foto me Obamën”. Më pas reperi do të kishte përdorur të paktën 800 mijë dollarë për të financuar fushatën zgjedhore të ish-presidentit amerikan përmes një sërë donatorësh. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Ditën e nesërme, 28 prill moti pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Sipas parashikimit nga SHMU, moti do të jetë i kthjellët në pjesën më...

13:45

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI