Flash

Berisha: Unë në debat me Veliajn? Atë e ka zhdukur Rama nga fushata

Lapsi.al 27 April 2023
Berisha: Unë në debat me Veliajn? Atë e ka zhdukur Rama nga

Sali Berisha ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për fushatën elektorale të koalicionit "Bashkë Fitojmë". Ai i ka kthyer një përgjigje ftesës së Erion Veliajt për debat publik.

“Ai të më falënderojë mua sepse e nxori Rama më në fund sepse i'a zhduku figurën fare. Nuk ka ndodhur kurrë që mos të jetë kandidati në billbordet e qytetit. Turpërohet nga fytyra e tij sepse del keq ne polle.

Rama thotë gjithmonë ato që nuk beson vetë, por i ka hyrë lepuri thellë në bark. Rama e di që këto zgjedhje janë stacioni i fundit i tij. Debat me Veliajn? Ai ka kompleksin e Ramës dhe këtë e përdor. Zhvillohet një proces midis tyre. Ai e nxori Velinë sot pas sulmeve që i bëra unë. Ka kompleks. Ai e di, që po ikën” – tha Berisha.

LEXO EDHE: Veliaj: Nuk dal në debat me Këlliçin, le të vijë Berisha

Ai u pyet se si e shpjegon që kundërshtari i tij e ka të bazuar të gjithë fushatën kundër tij dhe Metës dhe jo ndaj kandidatëve për bashkitë.

“Ka një dallim esencial. Po ta analizosh me objektivitet fushatën, karakterizohet nga një frikë për vdekje politike e Edi Ramës ndaj Sali Berishës. Një tipar kardinal i zhvillimit në këto dy muaj, janë fakte që demonstrojnë frikën fatale të Edi Ramës ndaj Sali Berishës.

Rama shkeli çdo parim, për të asgjësuar Sali Berishën në letra dhe rregulla, vendime dhe i bëri këto, nuk u ndal. Ky njeri që sipas akteve që kreu, de juro e asgjësoi, ky njeri nga mëngjesi deri në darkë merret vetëm me Sali Berishës. Ai e ka ndërtuar këtë si i kapuri pas fijes së barit.

Në këtë aspekt, ai nuk beson në asgjë nga ato që ka bërë, se mund ta shpëtojnë. Kjo mua më kënaq, sepse unë e shoh atë. Vijmë te modaliteti që përdor, e filloi me lopatën dhe hoqi dorë nga lopata, sepse e pa që duke rrëmuar hapej një gropë që mund ti thoshin është varri i tij politik. Ka marrë zorrën tani, ia hoqën nga barku dhe e ka marrë në gojë.

Tani kërkon të mashtrojë me zorrë. Po bëhet gjithçka për të qartësuar, se ai është në origjinën, akumulimi i të gjithë pushtetit në duart e tij, është origjina e kësaj drame që nuk ka ekzistuar në asnjë luftë dhe në asnjë pushtim” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Arrestohet një nga bosët e Ndrangheta

Autoritetet italiane kanë njoftuar arrestimin e një bosi të lartë të mafies Ndrangheta pas gati 5 vitesh në arrati. Pasquale Bonavota, 49 vjeç, i cili ishte pje...

20:58

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI