Flash

Rama kërcënon votën kundër: S'është presion, por me opozitarët s'ka bashkëpunim në bashki

Lapsi.al 26 April 2023
Rama kërcënon votën kundër: S'është presion,

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot thirrje anti- kushtetuese dhe ka kërcënuar se nuk do të njohë votën e shqiptarëve nëse ata do të votojnë kandidatët e djathtë në zgjedhjet e 14 majit.

Duke folur në një deklaratë për mediat në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS-së, ai tha se kandidatët e djathtë nëse zgjidhen, do t’i përdorin bashkitë si barrikada politike kundër qeverisë. Për këtë arsye, sipas Ramës, me ata nuk ka bashkëpunim.

“Nuk kam folur për kandidatë kundërshtarë, kam folur për kukulla të një çifti ku kemi një non grata të shpallur nga SHBA, kemi thirrje të përsëritura nga aleati ynë për të bërë shumë kujdes në këtë pikë sepse zgjedhja është e shqiptarëve, por cilësia e marrëdhënieve me Shqipërinë është e aleatëve tanë. 

Ata e vendosin se çfarë natyre kanë raportet e tyre me ne në momentin kur një individ i shpallur non grata dhe jo dosido, por një nga më të rëndësishmit në këto 30 vite, mban damkën e personit të padëshirueshëm. Ky nuk është presion por mënyrë për t’ia thënë drejtpërdrejtë njerëzve se do jetë i pamundur bashkëpunimi, por sepse këta kandidatë nuk janë vënë aty për të zgjidhur hallet e komunitetit por për ngritur barrikada të luftës politike”, tha Rama.

Sipas tij “Kundërshtarët tanë vërtetë janë problemet që ka çdo bashki dhe janë problemet që kemi për të zgjidhur si vend. Jemi në një moment të jashtëzakonshëm për nga shumë elementë sepse po dalim nga një kthesë e madhe, e fortë në planin ekonomik. E ndoqët raportin e fundit të BB për rajonin dhe vlerësimet shumë domethënëse për ekonominë shqiptare”. 

Të këshilluara

Zgjedhjet lokale/ PS mbledh Kryesinë

Partia Socialiste ka mbledhur sot kryesinë e saj, ku e gjithë vëmendja është përqendruar te zgjedhjet lokale. Mësohet se kreu i PS, Edi Rama që në orën 8 të mën...

10:13

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI