Flash

Vuçiç falënderon shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lapsi.al 25 April 2023
Vuçiç falënderon shtetet që votuan kundër

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka komentuar procesin e votimit në Komitetin Ministror të Këshillit të Evropës, të cilët morën vendimin që t’ia përcjellin Asamblesë Parlamentare kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës, duke falënderuar kështu vendet që votuan kundër, dhe po ashtu u shpreh i zhgënjyer me abstenimin e Ukrainës.

“Faleminderit Hungarisë, Spanjës, Qipros, Rumanisë, Azerbajxhanit, Gjeorgjisë, njerëzve që mbështetën të drejtën ndërkombëtare publike dhe Kartën e OKB-së. Nuk duhet të harrojmë se çfarë kanë bërë për ne dhe duhet të dimë gjithmonë se këto vende janë për ne para gjithë të tjerëve”, tha Vuçiç.

Ndërkaq, siç thotë Vuçiç në bazë të këtyre votave të shteteve përkatëse “do të miratohen akte sa i përket strategjisë së sigurisë, si dhe strategjisë së politikës së jashtme” serbe.

“Ne do të punojmë për këtë me elementet e kujdesit për marrëdhëniet dypalëshe në politikën e jashtme, duke mos shkuar përtej kufijve të reciprocitetit – nëse dikush nuk respekton integritetin tonë territorial, pse duhet ta respektojmë të tijin. Pse duhet të mbrojmë me çdo kusht integritetin territorial të dikujt nëse ai është kundër tonit. Këto nuk janë ndryshime tektonike, por të thella dhe thelbësore në politikë dhe një qëndrim i përgjegjshëm ndaj vendit tonë”, tha Vuçiç.

Abstenimin e Ukrainës dhe disa vendeve tjera në procesin e votimit në Komitetin Ministror të Këshillit të Evropës, të cilët morën vendimin që t’ia përcjellin Asamblesë Parlamentare kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës, ai e konsideroi të njëjtë si votim për anëtarësim.

“Prandaj ju keni shpërblime nga drejtorët, por mos e prisni këtë nga ne dhe mos prisni që ne të jemi qen që do të përkulen para jush dhe do të kërkojnë mëshirë. Do të ketë vendime të thella dhe thelbësore në lidhje me deklaratat dhe rezolutat. Në takimin e SE midis 15 dhe 20 maj, të 46-të pritet të deklarojnë unanimisht integritetin territorial të Moldavisë dhe Ukrainës, përfshihet edhe Gjeorgjia, ndaj do të shohim vendimin tonë. Vendimi duhet të merret me konsensus, nuk do të ishte e lehtë të jesh kundër, por jo të paragjykosh, do të mendojmë akoma”, shtoi Vuçiç.

Ndërkaq, për votimin pro anëtarësimit të Kosovës nga shumica e vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, presidenti serb tha se ka qenë e ditur që ekziston një shumicë e nevojshme, por, gjithashtu potencoi se ka qenë i habitur nga vota kundër e Hungarisë.

“Asgjë e papritur. Vetëm vendimi i Hungarisë ishte i papritur dhe unë i jam pafundësisht mirënjohës (Viktor) Orbanit për këtë. I kërkova gjatë fundjavës që të merrte në konsideratë qëndrimin e Serbisë dhe prisja që të paktën të ishin të përmbajtur. Ata u treguan se ishin miqtë më të mirë dhe votuan kundër. Falë Orbanit dhe Sijartit. E bënë me zë të lartë”, tha ai.

Po ashtu, Vuçiç përsëriti zhgënjimin e tij sa i përket votës së Ukrainës, mirëpo i habitur nuk u shpreh me qëndrimin e Greqisë, duke ditur që ky shtet ende nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.

“Ne nuk kemi qenë kurrë të përmbajtur në lidhje me integritetin territorial të Ukrainës, dhe a jemi të përmbajtur? Nuk jemi përmbajtur kurrë. Përfaqësuesit ukrainas kërkuan një pushim në punën e tyre për t’u konsultuar dhe më pas vendosën të abstenojnë. Për Greqinë, vendimi për të votuar pritej në bazë të lëvizjeve të muajve dhe viteve të mëparshme”, përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI