Flash

Studimi/ Si po i dëmton rëndë fëmijët ndotja e lartë e ajrit

Lapsi.al 25 April 2023
Studimi/ Si po i dëmton rëndë fëmijët ndotja e

Ndotja e lartë e ajrit si psh. me grimcat e ngurta çon sipas një studimi të Agjencisë së BE për Mjedisin, EEA në një vdekje të parakohshme të më shumë se 1200 fëmijëve dhe të rinjve në BE dhe vende si Zvicra, Norvegjia, Islanda, Lichtenshtajni e Turqia. Përveç kësaj ajo rrit rrezikun për sëmundje të tjera të mëvonshme në jetë, sipa raportit të BE.

Autorët e studimit kërkojnë të bëhet me shumë për mbrojtjen e fëmijëve nga pasojat negative të ndotjes së ajrit, deklaroi autoriteti i BE, që e ka selinë në Kopenhagë. Megjithë përmirësimet në vitet e kaluara ende ndotja me lëndë të ndryshme në shumë vende mbetet mbi vlerat e lejuara të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sidomos në Europën Lindore-Qendrore dhe Itali.

Rrugë e gjatë

Arsyeja kryesore për ndotjen me grimcat e imta të ngurta është djegia e lëndëve si qymyri për ngrohjen dhe tek industria. Krahas vlerave të larta të grimcave ndotëse, problematike mbeten edhe vlerat e larta të ozonit dhe dioksidit të azotit, sipas Agjencisë së BE. Nga këto vlera rrezikohen sidomos fëmijët sepse organet e tyre dhe sistemi imunitar janë ende në zhvillim e sipër. Drejtori ekzekutiv i EEA, Hans Bruyninckx tha se, të gjithë europianët duhet të mbrohen nga ndotja, por në radhë të parë fëmijët. Ai kërkoi me urgjencë forcimin e masave në nivel kombëtar dhe lokal “për të mbrojtur fëmijët tanë, që nuk mund të mbrojnë veten”. Është një rrugë e gjatë deri tek ajri vërtet i pastër, ka theksuar Hans Bruyninckx.

Reduktimi i ndotjes në burimin e vet

“Ne nuk mund t’i trajtojmë fëmijët si të rritur të vegjël, kur bëhet fjalë për rreziqe mjedisore dhe ndotje të ajrit”, është shprehur një ekspert i EEA-së, Gerardo Sanchez. Ata kanë ndër të tjera një frekuencë më të lartë të frymëmarrjes, marrin frymë më shumë përmes gojës, dhe kanë një peshë më të vogël. Biologjia e tyre është ndryshe, por edhe mënyra se si ata janë të ekspozuar ndaj ndotjes së mjedisit. Potencialisht kjo mund të sjellë rreziqe të mëdha, me pasoja të rënda për shëndetin.

Për të mbrojtur fëmijët duhet të reduktojmë ndotjen e ajrit në burimin e saj, në trafik, tek industria dhe tek ngrohja, ka thënë Sanchez. Një masë e mirë është kujdesi për cilësinë e ajrit rreth shkollave e kopshteve, përmes shtimit të hapësirave të gjelbra.

Disa qytete në Europë ia kanë dalë megjithatë të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e ajrit. Qytetet me ajrin më të pastër në Europë -matur kjo në shkallën e ndotjes së grimcave – janë Faro në Portugali dhe Umeå dhe Upsala në Suedi, sipas një krahasimi mes 375 qyteteve europiane. Gjermania ndodhet në nivelin mesatar për sa i përket ndotjes me grimcat, kurse për shkak të trafikut të madh rrugor ka vlerat më të larta në drejtim të ndotjes me dioksidin e azotit./DW/

Të këshilluara

Ikën papritur gazetari ikonë e Fox News

Një nga drejtuesit më të vlerësuar të televizionit amerikan, Tucker Carlson ka vendosur të largohet nga Fox News. Lajmin e konfirmoi gjigandi mediatik amerikan....

21:46

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI