Flash

Ku është fshehur macja/ Iluzioni optik që po çmend rrjetin

Lapsi.al 25 April 2023
Ku është fshehur macja/ Iluzioni optik që po çmend rrjetin

Ju mund të keni sytë e një skifteri nëse jeni në gjendje ta dalloni macen në këtë iluzion optik. Enigma është mjaft e vështirë dhe ka vënë në provë mendjen e mijëra njerëzve në rrjetet sociale duke e kthyer atë në një sfidë mjaft interesante. Në pamje të parë duket një zonjë e shëndoshë që mban një fshesë në dorë.

Ajo qëndron përballë një muri me tulla, një dere dhe një dritareje të mbuluar nga një perde lara-lara. Pranë saj ka edhe një kovë pastrimi. Dhe teksa objektet shumëngjyrëshe mund t'ju tërheqin vëmendjen, iluzioni optik kërkon që ju të shikoni midis linjave. Enigma ka shkaktuar reagime të shumta në Instagram dhe Twitter se nuk mund ta gjenin macen.

Fotografia ju tregon në pamje të parë se nuk ka shumë hapësira për t'u fshehur një mace. Kjo sepse iluzioni është shumë më i ndërlikuar sesa thjesht të gjesh një mace. Ajo që duhet të kërkoni është skica ose silueta e njërës prej tyre. Për ta gjetur atë, rrotullojeni telefonin në të djathtë dhe fokusohuni në krahun e gruas që mban fshesën.

Ju mund të keni vënë re se perdja nuk është plotësisht e drejtë. Ky është çelësi juaj kryesor. Lakorja e skajit të perdes dhe skica e fytyrës dhe shpatullës së gruas krijon skicën e një maceje. E gjetët? ©LAPSI.al

There is an outline of a cat between the woman's arm and the hem of the curtain

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI