Flash

I kërkuan votat e familjes por refuzoi të firmoste formularin! Dhunohet punonjësi i bashkisë Patos: Më goditi përgjegjësi

Lapsi.al 25 April 2023
I kërkuan votat e familjes por refuzoi të firmoste formularin!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patos. Punonjës i bashkisë, Bato Dalipaj është dhunuar nga përgjegjësi i ndërmarrjes Petrit Pëllumbi. Sipas Dalipajt, përgjegjësi i kërkoi të nënshkruajë një formular me vota të sigurta për kryetaren socialiste të bashkisë, mirëpo ai refuzoi.

Për mediat, Dalipaj thotë se është mbështetës i kandidates Sofije Alushaj. Më tej, ai shton se përgjegjësi i bashkisë Petrit Pëllumbi i ka kërkuar të shkruaj 10 votues të sigurtë por pasi refuzoi, është goditur me grushta.

"Më kërkuar të nënshkruaj pjestarët e familjes unë se pranova u thashë jo unë jam thjesht 4 orarsh dhe nuk e pranova. Ti s’më ke futur 8 orarsh i thash, unë s’të kam futur dhe unë s’do të fus. Formulari ishte për votime dhe të shkruaja pjestarët e familjes. I thashë falimenderit dhe mora rrugën ika në korridor, më erdhi nga mbrapa dhe më gjuajti duke më shtrirë përtokë, Petrit Pëllumbi. Ndjejta rreth 30 minuta i gjakosur atje dhe erdhën shokët më ndihmuan, pastaj më çuan në spital. Ia di për nder drejtor Artjolit se ai më çoi në spital. Atje në spital doktori më tha që je goditur dhe unë i thash jo kam rënë, jo më tha je goditur, ia di për nder. Pastaj më çuan në shtëpi, tani mbasdite ndjeva që kisha dhimbje dhe po enjtesha, i them doktoreshë Sofies moj këtu këtu, syri po më mbyllet fare.

Çfarë ka ndodhur më pyeti doktoresha, më kanë goditur Petrit Pëllumbi dhe erdha këtu të bëj një denoncim për rastin në fjalë që më goditën. Petriti është një përgjegjës që ndan punën në komunalen e Patosit. Jam i punësuar 4 orarsh tani në qershor më mbaron kontrata 1 vjeçare. Kam kontaktuar me Sofien Alushin si mjeke jo si kandidate. Po më mbyllet syri i thash"

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI