Flash

Deputeti ukrainas shpjegon pse abstenoi për Kosovën në KiE

Lapsi.al 25 April 2023
Deputeti ukrainas shpjegon pse abstenoi për Kosovën në KiE

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës ka kaluar fazën e parë. Vendimi u mor dje nga Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës me 2/3 të votave për. Kjo etapë u konsiderua historike për vendin nga krerët e shtetit. Por jo të gjitha shtetet votuan pro që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KiE, të kalojë më tej.

Ajo që ra na sy është se Ukraina nuk e kundërshtoi aplikimin e Kosovës në KE, por abstenoi, bashkë me Bosnjën, Greqinë, Moldavinë dhe Sllovakinë. Duke komentuar këtë qëndrim të shtetit të tij, deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko, ka sqaruar se gjithçka ka të bëjë me njohjen e shtetit të Kosovës. Ai ka treguar për gazetën “Bota sot” se për shkak se Rezoluta e tij për Kosovën nuk është shqyrtuar ende në Parlamentin e Ukrainës, kjo e fundit abstenoi në Komitetin e Ministrave.

“Gjithçka qëndron në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Rezoluta ime është në parlamentin ukrainas, por ende nuk është shqyrtuar. Kjo është arsyeja pse Ukraina abstenoi në Komitetin e Ministrave”, - ka deklaruar deputeti i Parlamentit të Ukrainës. Megjithatë, sipas tij, qëndrimi i djeshëm i Ukrainës, nuk përfaqëson mendimin e të gjithë ukrainasve për Kosovën. Ai ka përmendur edhe vizitën e tij në Kosovë, në fund të tetorit të kaluar, duke shprehur mbështetjen e tij për vendin tonë.

“Kjo nuk do të thotë se të gjithë ukrainasit mendojnë kështu. Unë kam folur vazhdimisht në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, e kam bërë pikërisht këtu në një seancë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Unë isha në Kosovë dhe pashë se si qëndroni në anën e së vërtetës, demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, është shprehur Goncharenko për “Bota sot”.

Ai është zotuar se “do të vazhdojë të promovojë në mënyrë aktive idenë e njohjes së pavarësisë në Ukrainë”. “Besoj se Kosova duhet të jetë anëtare e Këshillit të Evropës”, ka thënë deputeti Goncharenko. Deputeti i Parlamentit të Ukrainës Oleksiy Goncharenko, vazhdimisht ka bërë thirrje që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës. Në një intervistë për gazetën “Bota sot” tetorin e kaluar, Goncharenko kishte kritikuar ashpër presidentin serb Aleksandar Vuçiq, për të cilin kishte thënë se po vepron si kolegu i tij rus, Vladimir Putin. Ai ka theksuar se nëse Serbia sulmon Kosovën, do të përballet me forcat e NATO-s./Marrë nga BotaSot

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI