Flash

Berisha tregon si e shkarkoi Ilir Rusmalin nga qeveria

Lapsi.al 25 April 2023
Berisha tregon si e shkarkoi Ilir Rusmalin nga qeveria

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur ditën e sotme për shkarkimin e Ilir Rusmalit nga posti i zv/kryeministrit në kohën kur ai drejtonte qeverinë. Berisha u shpreh në Panorama TV se ai mori vendim për të shkarkuar drejtorin e Burgjeve për shkak se vëllai i tij nuk fitoi tenderin për të cilin ishte futur në garë.

“Sali Berisha është Sali Berisha. Ai sillet në këtë mënyrë sepse është larguar për korrupsion nga detyra e zv.kryeministrit. I kam thënë paraqit dorëheqjen por largimi i tij ka qenë vendim i prerë i Sali Berishës ndaj një njeriu që shkeli në mënyrë flagrante dhe korruptive ligjin.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve hap një tender dhe në tender shkon i vëllai i Ilir Rusmalit. Dhe drejtori e regjistron. Kur e kërcënonte me të vëllanë zv.kryeministër. Kjo është historia. Iliri shkarkoi drejtorin në kundërshtim me ligjin.

Ndodhi që ditën që ndodhi skandali duhet të nisesha në drekë jashtë, Ilir Rusmali në mënyrë jashtë kontrollit të vetes e mori dhe e shkarkoi në kohën kur ishte kompetencë e kryeministrit. U ktheva, ai mori një shkarkim”, - tha Berisha.

Sipas Berishës, të gjitha veprimet e Rusmajlit në drejtim të tij bëhen për shkak se Rama i ka premtuar se do ta vendosë në krye të Avokatit të Popullit.

“Kjo është vepër e Edi Ramës sepse i ka premtuar që do ta bënë avokat të popullit. Kanë rënë dakord që ai të marrë këto vendime dhe ta çojë në krye të avokatit të popullit”, - deklaroi ai.

Deklaratat e Berishës vijnë pas vendimeve të fundit të Rusmalit që është pjesë e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ. Ky institucion ka marrë disa vendime radhazi kundër PD-së së drejtuar nga Berisha. 

Ilir Rusmali dha dorëheqjen në vitin 2007, vetëm 2 vjet pasi PD ishte rikthyer në pushtet. Vëllait te ministrit të Drejtësisë së asokohe, Ilir Rusmalit, iu publikua një përgjim ku ai kërkonte një tender, të cilin nuk e mori kurrë. Pas kësaj, Partia Socialiste reagoi ashpër dhe më 13 nëntor kërkoi dorëheqjen e ministrit. Vetëm një ditë më vonë, më 14 nëntor 2007, Ilir Rusmali, del në një deklaratë për mediat, ku njofton dorëheqjen e tij, në emër të moralit dhe politikës së moralshme, ndonëse vëllai i tij ishte një qytetar i lirë dhe i padënuar.

/Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI