Flash

Berisha: Duket sikur Ramës ia kanë vënë zorrën qorre në gojë

Lapsi.al 25 April 2023
Berisha: Duket sikur Ramës ia kanë vënë zorrën qorre

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi deklaratat e kreut të qeverisë Edi Rama i cili e ka cilësuar opozitën si zorrën qorre të Shqipërisë. Berisha e ironizoi në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV duke thënë se “duket sikur Ramës i kanë hequr zorrën qorre nga barku dhe ia kanë vënë në gojë”.

Më tej Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama është i zhytur në afera duke përmendur borxhin për humbjen e gjyqit ndaj Bechettit, dhe arbitrazhet e tjera, duke përmendur kështu edhe çështjen me Hysenbelliu Group, pas sulmit nga qeveria.

“Edi Rama e di që nuk ka shpresë. Përpiqet me figura dhe imazhe por është i pashpresë. E kam mundur dy herë në mënyrë solemne dhe herën e tretë do e mund në mënyrë të pashmangshme. Ai është i mjeruar. Ai ka humbur mendje. Çfarë do të bënte ai po të mos merrej me zorrën qorre.

Atij sikur i kanë hequr zorrën qorre nga barku ia kanë vënë në gojë. Ai ka disa afera të tmerrshme. Nuk e ka nga unë. E ka nga vetja e tij. Mbylli Agon Channel 110 mln. Të garantoj që Irfani do marrë më shumë. Ai do i paguajë deri ditën e fundit të jetës. Plus ka McGonigalin që është burgu i hapur në SHBA për atë njeri. Ndaj dhe ai përpiqet kështu”, - deklaroi Berisha. /lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI