Flash

Kosova më pranë Këshillit të Europës

Lapsi.al 24 April 2023
Kosova më pranë Këshillit të Europës

Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës i ka kaluar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën e Kosovës për anëtarësim. Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, thekson se Komiteti që përfaqëson 46 shtetet anëtare të KE-së, mori vendimin në një mbledhje të jashtëzakonshme, me më shumë se 2/3 e votave.

Mediat raportuan 33 vota pro, shtatë kundër dhe pesë abstenime.

"Për shtetin tonë të ri, vendimi i sotëm përbën një hap historik, ndoshta më të rëndësishmin pas pavarësisë sonë. Me këtë vendim përmbyllet një etapë e rëndësishme drejt anëtarësimit të plotë”, shkroi Gërvalla në Facebook, duke shtuar se mbetet edhe shumë punë për të bërë.

Presidentja Vjosa Osmani e cilësoi një ditë të mirë për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Kosovë, por edhe moment i rëndësishëm për gjithë Evropën.

“Flamuri i Republikës së Kosovës së shpejti do të valojë me krenari në mesin e anëtarëve të Këshillit të Evropës”.

Kryeministri Albin Kurti, komentoi këtë votim po ashtu duke thënë se Kosova "do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës".

Vendimi që afron Kosovën edhe një hap me afër anëtarësimit Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u përshëndet nga Tirana zyrtare dhe përfaqësues të politikës shqiptare

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla e cilësoi një një arritje për Kosovën, por edhe për Shqipërinë, pasi Kuvendi i Shqipërisë sipas saj është përfshirë në një veprimtari intensive lobuese për tia arritur këtij qëllimi.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022, ndërsa kalimi i kërkesës për votim në Asamblesë Parlamentare konsiderohet fitore për shtetin e ri përballë përpjekjes së Serbisë për ta ndaluar.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI