Flash

Habit Rama, vlerëson Igli Carën në Durrës

Lapsi.al 24 April 2023
Habit Rama, vlerëson Igli Carën në Durrës

Kryeministri Edi Rama është ndalur në Durrës, ku ka zhvilluar takimin e radhës elektoral së bashku me kandidaten Emirana Sako. Në fjalën e tij, Rama vlerësoi edhe rivalin demokrat, Igli Cara duke thënë se ai është një djali i mirë dhe me reputacion.

Por sipas tij fakti që Igli Cara garon me koalicionin e Berishës dhe Metës ka një problem.

“Durrësi sot ka një kryetare bashkie që di cfarë bën, flet pak, punon shumë, nuk merret me politikë gjithë ditën, nuk është kukull e askujt. Ta marrësh në konsideratë se mund të votosh për dikë që sado cun i mirë të jetë, minimumi ka një problem, nuk është mirë që vë në dispozicion fytyrën, emrin, reputacionin, traditën e familjes së vetë “zorrës qorre””, tha Edi Rama.

Kryeministri tha se Igli Cara mund të jetë djalë i mirë, por nuk kishte dalë për të bërë krushqi.

“Edhe ai tjetri mund të jetë djalë i mirë, por unë jam i martuar dhe nuk kam motër. Nuk jam këtu për krushqi. Këtu çështja është; je djalë i mirë, por a ma bën punën apo jo. Ti nuk mund të marrësh një pastrues të djathtë, që i ka duart e thara. Po qe për pastrues, merr një grua dhe jo një burrë” u shpreh kryeministri.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI