Flash

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Përforcohen motivet e vrasjes për hakmarrje

Lapsi.al 24 April 2023
Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Përforcohen motivet e vrasjes për

Pas vrasjes së Ardian Nikulajt në lokalin “Coral” në Shëngjin u përfol mundësia që atentati mund të ishte i motivuar politikisht. Ekzekutimi ndodhi në 19 Prill, kur sapo kishte nisur fushata elektorale. Pas vrasjes u spekulua se Ardian Nikulaj, kryetar i PSD-së do të mbështeste kandidatin e opozitës në Lezhë dhe ishte një person me ndikim në zonë.

Por grupi hetimor duket se ka ecur në një pistë tjetër, atë të motivit për hakmarrje. Dyshimet shtohen nga lëvizjet e një shtetasi anglez që në momentin e atentatit gjendej në lokalin ku ndodhi ekzekutimi. Gazetari Elton Qyno, i Ora News raportoi se grupi hetimor ka tentuar ta marrë në pyetje shtetasin anglez, por ai kishte ikur me urgjencë nga Shqipëria.

Madje Ora News raporton se anglezi është identifikuar si shok i ngushtë me njërin nga djemtë e familjes Palaj-Lekstakaj, që prej vitesh është në gjakmarrje me Ardian Nikulajn. Qëndrimi i anglezit në Shëngjin ka zgjatur nga data 14 Prill deri në 19 Prill. Ai dyshohet se raportonte për lëvizjet e viktimës dhe pas vrasjes u largua drejt Rinasit duke përdorur dy taksi. Marrëdhënia me një nga djemtë e familjes Lestakaj dhe lëvizjet e tij ditën e vrasjes, ka bërë që policia t’u kërkojë oficerëve të kontaktit në Londër, që ai të shoqërohet dhe t’i sekuestrohet aparati i telefonit. Në Britaninë e Madhe janë dërguar rreth 10 pyetje për veprimet e dyshimta, që ai ka kryer në Shqipëri.

Disa vite më parë, Ardian Nikulaj është përfshirë në vrasjen e dy personave, Gëzim dhe Lauren Lekstakaj.

[caption id="attachment_818166" align="alignnone" width="640"] Elton dhe Klodian Lekstakaj[/caption]

Vetë djemtë e familjes Lekstakaj, Eltoni dhe Klodiani kanë mohuar të kenë lidhje me atentatin e 19 Prillit, ku mbeti i vrarë 51-vjeçari. Në një reagim për Euronews Albania, Elton dhe Klodian Lestakaj, thanë se nuk kanë lidhje me vrasjen në Shëngjin.

“Nuk kemi çfarë themi më shumë nga ajo ç’ka kemi kërkuar 7 vite më parë, aq më tepër që s’duam të ngjallim emocione negative në këtë rast të freskët. Edhe pse ngjarja ka ndodhur e nuk kemi përgjegjësi, ne sërish do kërkojmë sërish hetim të ngjarjes deri në fund. Nëse shteti shqiptar na garanton jetën me status dëshmitarësh, ne vijmë e përballemi në gjykata. S’kemi dashur kurrë gjak, as nuk duam, duam drejtësi në dosje. Nëse shteti shqiptar na thërrret për hetim ne vijmë menjëherë”- deklaruan ata. Shtatë vite më parë, Elton dhe Klodian Lekstakaj akuzonin vëllezërit Ardian Nikulaj dhe Arben Nikulajn për vrasjen e familjarëve të tyre, Lauren dhe Gëzim Lekstakaj./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI