Flash

Zgjedhjet në veri të Kosovës, Vetëvendosja shpall fitoren në dy komuna

Lapsi.al 23 April 2023
Zgjedhjet në veri të Kosovës, Vetëvendosja shpall fitoren

Në përfundim të procesit për zgjedhjet lokale në veri të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se ka fituar “bindshëm” në garat për kryetarë komune në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq.

Sipas Armend Mujës, kreut të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, partia e tij ka fituar mbi 60 për qind të votave në zgjedhjet për kryetarë në katër komunat në veri.

Ai pretendoi se në Mitrovicë të Veriut kanë fituar mbi 65 për qind të votave, ndërkaq në Leposaviq mbi 70 për qind.

“Garë më e ngushtë është në Zubin Potok”, tha ai për mediat. Ndërsa, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç, tha se ai do të jetë kryetari i ri i kësaj komune.

“Do të jem kryetar komune i të gjithë qytetarëve pa dallim. Po na presin punë të mëdha përpara. U bëj apel të gjithë qytetarëve që të kenë besim në institucionin e komunës dhe në mua si kryetar komune”, tha ai për mediat.

Atiç shtoi se do të bashkëpunojë me të gjitha komunitetet.

Sipas KQZ-së, në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, votuan 1.567 qytetarë.

Zgjedhjet u bojkotuan nga Lista Serbe, partia serbe që mbështetet nga Serbia, dhe që deri më tani ka udhëhequr katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut votuan 837 qytetarë apo 4.62 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Në Leposaviq votuan 141 votues apo 1.06 për qind, në Zubin-Potok 385 votues apo 5.78 për qind dhe në Zveçan 204 qytetarë apo 2.92 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së, ka thënë në konferencën për media se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka ofruar mundësinë dhe kushtet të gjithë qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë.

Të këshilluara

Thyhet dera e KZAZ në Kavajë

Kur na ndajnë tre javë nga zgjedhjet e 14 majit një incident është regjistruar në Kavajë. Është thyer dera e KZAZ në këtë zonë. Ngjarja ka ndodhur në shkollë...

20:19

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI