Flash

Rama pa frena në Elbasan: Këtu do sjellim garat e Formula 1

Lapsi.al 23 April 2023
Rama pa frena në Elbasan: Këtu do sjellim garat e Formula 1

Nën tingujt këngës së Tit Vullkanit, kryeministri Edi Rama çeli fushatën edhe në Elbasan. Ai premtoi që në këtë qytet do të organizohet në të ardhmen një garë e Formula 1.

“Do të sjellim çmimin e madh të Formula 1 në Elbasan brenda vitit 2030. Që do të thotë një kulturë të re të sportit. Të gjitha gjërat janë të lidhura me ekonominë. Nuk bëhet fjalë për sport, por për mijëra njerëz që do të vijnë në Elbasan” – tha Rama që nuk i kurseu akuzat edhe për kandidatin e opozitës Luçiano Boçi.

“Ky Luçi më kujton Lulin, por ky është më poshtë se Luli. E dëgjova që tha para ca ditësh: “Elbasani është një shesh xhirimi natyral”. Tani bënte edhe si aktor. E di që dhe ai nuk fiton, por që bën edhe kontrata. Gjithë ai zdap, Luçi dhe me një ekran nga Bari dhe flet për 400 milionë” – tha Rama. 

Rama zbuloi edhe këngëtarin e këngës së fushatës së PS-së, Tit Vullkanin. Me këtë rast i ktheu përgjigje edhe komenteve të opozitës për këtë këngë.

“Pata një surprizë të bukur. Nuk e dija që Tit Vullani është nga Elbasani. Është hera e parë që e takoj. Je i madh dhe realisht për mua ka qenë kënaqësi të dëgjoja këngën e cila ishte një surprizë e bërë nga miq për këtë moment dhe ka qenë një bezdi e madhe të dëgjoj ata që na u vunë mbrapa se medemek po promovojmë tallavanë.

Ata tallavasë i marrin të keqen. Të thuash ti se rrinë e dëgjojnë gjithë ditën Mozartin edhe iu vriten veshët nga tallavaja epo thotë njeriu e kanë edhe këta një arsye. Këto dëgjojnë gjithë ditën çfarë del nga zorra qorre dhe pastaj na u bezdiskan nga ritmi i një kënge dhe fjalët e një kënge që janë shumë më tepër se një tallava”, tha Rama.©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI