Flash

Për herë të parë në Itali/ 6-vjeçari me zemër artificiale largohet nga spitali

Lapsi.al 23 April 2023
Për herë të parë në Itali/ 6-vjeçari me

Më 25 dhjetor 2022, në departamentin e kardiokirurgjisë pediatrike të spitalit Sant'Orsola në Bolonja të Italisë u krye një operacion i rrallë. Një fëmije 6 vjeç iu vendos një zemër artificiale. Tashmë, pas 120 ditësh ai është larguar nga spitali pas operacionit të kryer për herë të parë në Itali. Pajisja e gjeneratës së fundit quhet “Driving Unit Excor”.

"Shkuam në lokal për të ngrënë mëngjes, unë, ai dhe babai i tij. Momente familjare që për shumicën janë banale, por që për ne janë të jashtëzakonshme. Gjëja e parë që tha kur doli nga reparti ishte 'Uau'! Është e mrekullueshme ta shohësh atë të pavarur. Më në fund ai është 6 vjeç" – u shpreh nëna e tij.

Zemrat e reja artificiale, të përdorura nga spitali Sant'Orsola, janë shumë më të lehta. Modelet e vjetra ishin 90 kilogramë ndërsa kjo aktuale vetëm 9 kg. Në këtë mënyrë, falë një karroce të thjeshtë, fëmijët janë autonomë dhe të pavarur. Pajisja është më fleksibël dhe e pajisur me bateri me një autonomi prej 7 orësh plus edhe me një rezervë. Të mëparshmet kërkonin një prizë gjithmonë në dispozicion.

Këto janë mjete shpëtimi që zëvendësojnë plotësisht zemrën, të përbëra nga një pompë mekanike që simulon funksionet e zemrës. Në njësinë e kardiokirurgjisë pediatrike Sant'Orsola, drejtuar nga Gaetano Gargiulo, aktualisht janë 5 fëmijë me patologji komplekse që kërkojnë përdorimin e një zemre artificiale dhe tani po marrin pajisjet e reja. Investimi është rreth 90 mijë euro në vit për çdo pacient. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI