Flash

EMRAT/ 2 të rinj u plagosën me αrmë në Durrës pas një sherri në TikTok

Lapsi.al 23 April 2023
EMRAT/ 2 të rinj u plagosën me αrmë në Durrës pas

Dy të rinj janë plagosur lehtë me αrmë zjarri në Durrës pas një konflikti në rrjetin social TikTok. Policia zbulon se ngjarja ka ndodhur në 15 prill. Këtë të diel është arrestuar një nga bashkautorët e dyshuar të këtij rasti. Sheflid Karati i vënë në pranga akuzohet për vrαsje të mbetur në tentativë. Vijojnë kërkimet për kapjen e bashkautorit tjetër, të shpallur në kërkim menjëherë pas ngjarjes.

“Si rezultat i këtij operacioni, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi i shpallur në kërkim Sheflid (Shefit) Karati, 35 vjeç, banues në lagjen nr. 1, Durrës. Për të Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” – thotë policia.

“Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit “Platforma”, dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 15.04.2023, në lagjen nr. 10, Durrës, për shkak të një konflikti në rrjetin social TikTok, shtetasit Sheflid (Shefit) Karati dhe Klajd Mansaku kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, shtetasit Iuregn Vrioni, Arbi Haxhiu dhe M. V., të cilët qarkullonin së bashku në një automjet. Nga të shtënat u plagosën lehtë shtetasit Vrioni dhe Hazhiu. Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Klajd Mansaku” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Berisha: Rama mbjell pemë të lajë mëkatet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Delvinës në zgjedhjet e 14 majit, Ilir Mehmet...

12:35

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI