Flash

Bojkotohen zgjedhjet në veri të Kosovës/ Deri tani ka votuar më pak se 1%

Lapsi.al 23 April 2023
Bojkotohen zgjedhjet në veri të Kosovës/ Deri tani ka votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e parakohshme lokale në komunat veriore deri në orën 11:00 ka qenë mjaft e ulët.

Leposaviç: 28 votues apo 0.21%

Zubin Potok: 65 votues apo 1%

Zveçan: 29 votues apo 0.41%

Mitrovicë e Veriut: 191 votues apo 1.05%

Të drejtë vote, sipas KQZ-së, kanë 45.095 qytetarë. Në garë janë 10 kandidatë, prej tyre vetëm Sllagjana Pantoviq e komunitetit serb, e cila garon si e pavarur për kryetare të Zveçanit. 

Pjesëmarrja, megjithatë, pritet të jetë e ulët, pas thirrjeve të partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – Lista Serbe – për bojkotimin e procesit. Kjo parti ka kërkuar fillimisht formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë - për të cilën gjë Prishtina dhe Beogradi janë pajtuar dhjetë vjet më parë - dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i vendit. Në qëndrimin e saj, ajo ka pasur mbështetjen e Beogradit.

Komunat në veri mbetën pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar, kur përfaqësuesit serbë në atë zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe. /LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI