Flash

Rama kërcënon ata që nuk e votojnë: Kush do fusë gomarin me veshë të gjata në bashki, ta harrojë mbështetjen nga qeveria

Lapsi.al 22 April 2023
Rama kërcënon ata që nuk e votojnë: Kush do fusë

Pas operacionit, kryeministri Edi Rama ka nisur fushatën. Gjatë një takimi në Kamëz ai ka kërcënuar me ndërprerje fondesh nga qeveria nëse nuk votohet kandidati i PS-së.

“Falenderim për mbështetjen tuaj në momentin e ndërhyrjes sime për të hequr appendisitin, erdhi në një moment kur kemi një appendisit më të rëndësishëm për të hequr, që është appendisit me 2 koka, emrat e të cilëve nuk po i përmend që të mos e prishim kënaqësinë e kësaj feste të gjelbër dhe duke luftuar me mjekët dhe stafin tim për të dalë nga kafazi, ata kanë të drejtën e tyre, më në fund ju mora një takim jashtë zyre dhe shtëpie dhe midis të gjitha opsioneve iu thashë do shkojë te Rakip Suli në Kamëz sepse këtu është pasqyra më kuptim plotë e fjalës Rilindje. Dhe mendova që do marr unë pak nga Rilindja juaj dhe e Kamzës që të heqim appendisitin e 14 majit”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama është thënë se nuk do të bashkëpunojnë me asnjë nga Bashkitë që do të zgjedhin fitues një kandidat që vjen nga koalicioni i Sali Berishës dhe Ilir Metës. Rama tha se ato nuk do të bashkëpunojnë me njerëz që janë shpallur ‘Non Grata’

“Kush do fusi gomarin me veshë të gjata në Bashki, ta harrojë mbështetjen nga qeveria. Ne nuk mund të na vënë përpara faktit të kryer dhe të na detyrojnë të bashkëpunojmë me individë të shpallur Non Grata, jo nga unë, as nga Mali i Zi, as nga Maqedonia, por nga SHBA. Me SHBA do luftojnë? Kjo nuk është sfidë, por turp dhe me këtë turp Shqipërisë ne nuk do ia lejojmë”, tha Rama.

Të këshilluara

Pentagoni: Po analizojmë 650 raste UFO-sh

Qeveria amerikane po analizon më shumë se 650 raste të të ashtuquajturave "Fenomene Ajrore të Paidentifikuara", të njohura zakonisht si UFO. Sean Kirkpatrick, d...

23:38

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI