Flash

Ngjarja që u mbajt e fshehtë/ Si i shpëtoi policisë në Vorë Ramazan Rraja, theu postbllokun dhe goditi me armë (VIDEO)

Lapsi.al 22 April 2023
Ngjarja që u mbajt e fshehtë/ Si i shpëtoi policisë në

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, është arrestuar tre ditë më parë nga Operacionalja në zonën e Fushë Krujës. Ky shtetas ishte në kërkim dhe kërkohej për disa ngjarje të rënda penale, ndërsa dje Gjykata e Posaçme e la në burg.

Mirëpo, News 24 mëson se prangosja e 30 vjeçarit tre ditë më parë nuk ka qenë e rastësishme. Policia kishte informacione se ky shtetas nuk kishte dalë për asnjë moment nga territori shqiptar, qëkur ishte shpallur në kërkim, por fshihej në trekëndëshin “Durrës – Lezhë – Tiranë”.

Nisur nga këto informacione të siguruara në rrugë operative, Policia e Tiranës ka ngritur dhjetë ditë më parë një postbllok në rrugën e Vorës dhe mes shumë mjeteve që u është kërkuar të ndalonin, ishte dhe ai me të cilin udhëtonte Ramazan Rraja.

Efektivët i kanë bërë shenjë të ndalonte, por 30 vjeçari ka thyer postbllokun. Një nga efektivët pas paralajmërimit, ka hapur zjarr në drejtim të mjetit. Edhe pas kësaj, Ramazan Rraja nuk ka ndaluar dhe mjeti ka shtuar shpejtësinë për t’u larguar.

Ngjarja është mbajtur e fshehtë për publikun dhe mediat, por Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet. Efektivi që ka hapur zjarr ka dhënë dëshminë e tij për thyerjen e postbllokut nga makina në fjalë dhe të shtënat me armë.

Hetimet janë intensifikuar dhe nga shkëmbimi i informacioneve mes disa Drejtorive të Policisë, strukturat operacionale dhe ato hetimore të Policisë së Shtetit kanë lokalizuar lëvizjet e 30 vjeçt në zonën e Fushë Krujës dhe e kanë mbajtur nën vëzhgim.

Mbrëmjen e 19 Prillit, është kërkuar ndihma e Operacionales dhe Policia ka mësyrë në një lokal në zonën e Fushë Krujës. Nipi i deputetit socialist është prangosur në kushtet e flagrancës, ndërsa në brez kishte një armë zjarri pistoletë, me plumb në fole dhe gati për qitje. Bashkë me të ndodhej dhe një shtetas tjetër, i shpallur në kërkim./News 24

Të këshilluara

Pentagoni: Po analizojmë 650 raste UFO-sh

Qeveria amerikane po analizon më shumë se 650 raste të të ashtuquajturave "Fenomene Ajrore të Paidentifikuara", të njohura zakonisht si UFO. Sean Kirkpatrick, d...

23:38

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI