Flash

Fushata tallava e Ramës: Kemi një apendisit tjetër me dy koka

Lapsi.al 22 April 2023
Fushata tallava e Ramës: Kemi një apendisit tjetër me dy koka

Vetëm pesë ditë pasi u operua nga apendisiti, Rama ka nisur sot fushatën nga Kamza me Rakip Sulin. Pasi tha se ka një tjetër apendisit me ‘dy koka dhe të dhimbshëm për të hequr’, Rama kërceu me banorët me këngën e fushatës së Partisë Socialiste.

“Herë tjetër sigurohuni që fonia të jetë më e lartë sidomos kur jemi në Kamzë dhe ndërkohë shiheni, qielli i pastër edhe filluan pikat e bekuara të shiut sepse kemi ardhur këtu të mbjellim pemë, kemi ardhur këtu jo mbi tribunë që të dukemi se jemi më lartë se ju edhe me një ekran që t’ju tregojmë ju shkollat ku çoni fëmijët dhe i shihni vet, kopshtet ku çoni më të vegjlit dhe i shihni vet, çerdhet ku çoni bebet dhe i shihni vet. Në një bashki e cila është pasqyra më rrezatuese e rilindjes së arsimit dhe të kujdesit për fëmijët, në një bashki që është… jam dobët me zërin prandaj kërkova Tit Vullkanin, mos bërtisni shumë se nuk ju mund dot me zë, jam akoma dobët me zërin, kështu që më lini t’i them dhe këto që kam për të thënë. Kjo është një bashki që në fillim u krijua nga ëndrra, ëndrra e atyre që erdhën nga realitete më të varfra, më të izoluara, më të harruara të Shqipërisë dhe nuk e harroj kurrë pamjen në fillimin fare, ku shumë nga këtu të rinj nuk kishin lindur akoma, ishte fusha poshtë te Instituti e mbushur me tenda me qese plastike. E filluan me qese plastike dhe menduan se demokracia që erdhi me mundësinë e lëvizjes së lirë ishte e lidhur me ata të cilët krijuan Partinë Demokratike dhe pastaj e kthyen Kamzën, kthyen ëndrrën, kthyen vet konceptin e të qenit të djathtas në barut për topat e interesave të tyre gjithmonë e më të zymta, gjithmonë e më të ulëta”- tha Rama pas kërcimit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI