Flash

Angli/ Bosi shqiptar i shtëpive të barit tenton bllokimin e dëbimit në Shqipëri

Lapsi.al 22 April 2023
Angli/ Bosi shqiptar i shtëpive të barit tenton bllokimin e

Një bos i shtëpive të barit që furnizonte Britaninë e Madhe me drogë po lufton që të mos dëbohet në Shqipëri. Sekretarja e Brendshme Suella Braverman dëshiron ta dëbojë atë, shkruan The Sun por ai ka nisur një betejë ligjore për të qëndruar.

Ai pretendon që duhet të qëndrojë në Britani, në mënyrë që familja e tij të përfitojë kujdes më të mirë shëndetësor, pasi djali i tij vuan nga autizmi.

The Sun shkruan Toni Boboshi kontrollonte një rrjet prej 6 milionë paundsh të kanabisit të kultivuar në shtëpi bari.

30 persona ishin të punësuar dhe Boboshi, 49 vjeç, përdorte shqiptarët për të pastruar të ardhurat përmes llogarive të tyre bankare në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai u dënua me gjashtë vjet në 2018, por u lirua nga burgu pas 30 muajsh. Shërbimi i Provës vlerëson se Boboshi konsiderohet si një “rrezik i ulët” për të përsëritur veprën penale, një gjykatë e imigracionit në Mançester dëgjoi dje.

Gjyqtari i apelit do ta japë vendimin e tij në ditët në vijim. ‘Perandoria e Boboshit’, shkruan The Sun shtrihej në të gjithë veriperëndimin, Yorkshire dhe Wiltshire./ TCH

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI