Flash

TikTok makth për prindërit, një tjetër i ri viktimë e sfidave virale

Lapsi.al 21 April 2023
TikTok makth për prindërit, një tjetër i ri viktimë e

Në Ohio, një djalë ndërroi jetë pasi mori pjesë në një "sfidë" tjetër virale në TikTok. Kjo është një nga marrëzitë më të fundit në internet që çuan në vdekjen e Jacob Stevens Greenfield, një adoleshent amerikan vetëm trembëdhjetë vjeç. Shkaku duket se ka qenë një nga sfidat e fundit shumë të rrezikshme që “fton” djemtë të marrin 12-14 tableta të një antihistamine pa recetë për të pasur halucinacione. Siç raportojnë mediat amerikane, djalit i filluan krizat epileptike menjëherë pasi kishte gëlltitur tabletat, ndërsa një shok e filmonte. Një histori e pabesueshme, por që për fat të keq i shtohet listës tashmë të madhe të vdekjeve tragjike mes adoleshentëve.

Siç raporton “Daily Mail”, një mbidozë e drogës mund të çojë në “probleme serioze të zemrës, konvulsione, koma apo edhe vdekje”. Në një deklaratë të lëshuar për "CNN", rrjeti social do të kishte shprehur ngushëllimet e tij më të thella për familjen e Jacob duke shtuar "në TikTok, ne ndalojmë dhe heqim rreptësisht përmbajtjen që promovon sjellje të rrezikshme duke pasur si prioritet sigurinë e komunitetit tonë. Ne kurrë nuk e kemi parë këtë lloj tendence të përmbajtjes në platformën tonë dhe kemi bllokuar kërkimet për vite me radhë për të dekurajuar sjelljen imituese. Ekipi ynë prej 40,000 profesionistësh të sigurisë punon për të hequr shkeljet e Udhëzimeve tona në Komunitet dhe ne inkurajojmë komunitetin tonë të raportojë çdo përmbajtje ose llogari për të cilën ata shqetësohen."

©LAPSI.AL

Të këshilluara

Whatsapp sjell veçori të reja sigurie

WhatsApp ka shtuar një sërë veçorish të reja sigurie, që synojnë ta bëjnë më të vështirë marrjen e llogarive të njerëzve të tjerë. Veçoritë bazohen në fokusi...

16:42

Përse çiftet ndahen pas 8 vitesh martesë

Sipas statistikave, kohëzgjatja mesatare e martesave për çiftet që divorcohen është 8 vjet. Por pse tetë në vend të, të themi, 11 ose 15? Pyetje e mirë. Këtu ës...

11:12

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI