Flash

Njihuni me gruan që ka alergji bashkëshortin e saj

Lapsi.al 21 April 2023
Njihuni me gruan që ka alergji bashkëshortin e saj

Kur Scott Watkins takoi gruan e tij të ardhshme Johanna-n, u ndje njeriu më me fat.

"E takova gruan time pesë vjet më parë në Hope Academy. Ajo ishte mësuese e klasës së parë dhe unë isha mësues i klasës së dytë, kështu që ishte me të vërtet fat," thotë Scott, 28 vjeç, për PEOPLE.

Pas takimit në vitin 2011, çifti i Minneapolis, Minesota, u martua në vitin 2013 dhe filluan të planifikonin jetën e tyre së bashku.

“Pasi u martuam, donim të kishim fëmijë”, thotë Johanna, 29 vjeç. “Gjithmonë doja të bëhesha nënë dhe mendoja se do të bëhesha një. Ne bëmë kaq shumë plane”.

Por përpara se Scott dhe Johanna të fillonin plotësisht jetën e tyre së bashku, alergjitë që Johanna kishte vuajtur gjatë gjithë jetës së saj filluan të përkeqësoheshin shumë.

Johanna Watkins po lufton me një sëmundje shumë të rrallë alergjike. Emri i sëmundjes është “Sindroma e qelizave mast”. E reja është alergjike ndaj bashkëshortit, ndaj ata nuk mund të jenë kurrsesi në të njëjtin ambient.

Simptomat e “sindromës së qelizave mast”, të cilat prekin sistemin imunitar, ndryshojnë nga pacienti në pacient.

Duke luftuar me sindromën e rrallë të qelizave mast, Johanna Watkins ka një reaksion alergjik ndaj burrit të saj. Kur vjen në të njëjtin ambient me burrin e saj, Watkins zhvillon kollë dhe reagime të ndryshme.

Çifti duhet të jetojë në dhoma të ndryshme në të njëjtën shtëpi. Joana qëndron në një dhomë të filtruar posaçërisht në papafingo të shtëpisë. Trajtimet dhe mjekimet nuk mund ta ndihmojnë Joanën tani për tani, por bashkëshorti i saj, Scott, thotë se ai do të jetë pranë saj dhe nuk do ta lërë të shkojë derisa Joana të shërohet nga sëmundja e saj.revistaclass

Të këshilluara

Whatsapp sjell veçori të reja sigurie

WhatsApp ka shtuar një sërë veçorish të reja sigurie, që synojnë ta bëjnë më të vështirë marrjen e llogarive të njerëzve të tjerë. Veçoritë bazohen në fokusi...

16:42

Përse çiftet ndahen pas 8 vitesh martesë

Sipas statistikave, kohëzgjatja mesatare e martesave për çiftet që divorcohen është 8 vjet. Por pse tetë në vend të, të themi, 11 ose 15? Pyetje e mirë. Këtu ës...

11:12

Elon Musk ndryshon logon e Twitter

Ikona tradicionale e twitterit  u zëvendësua me një imazh të një Shiba Inu, një lëvizje e dukshme ndaj dogecoin, kriptomonedhës për të cilën CEO Elon Musk është...

13:31

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI