Flash

Kthesë në hetimet për vrasjen e shqiptares në Itali, arrestohet 30-vjeçari

Lapsi.al 21 April 2023
Kthesë në hetimet për vrasjen e shqiptares në Itali,

Kanë marrë një tjetër rrjedhë hetimet për vrasjen me thikë të shqiptares Anila Ruçi, e cila u gjet e pajetë në shtëpinë e saj pasditen e së mërkurës në Scaldasole të Pavias në Itali. Karabinierët arrestuan shqiptarin Osman Bilyhu, 30 vjeç.

Ai bashkëjetonte me 38-vjeçaren që tek fqinjët e kishte prezantuar atë si vëllai i saj, por hetimet zbuluan se ata ishin në një lidhje mes tyre. Ai po mbahet në Poliklinikën San Matteo në Pavia, ku ka qenë gjithmonë i shtruar në spital që nga dita e ngjarjes pasi edhe ai ka plagë të marra me thikë. Masa e arrestit u vendos pas marrjes së tij në pyetje gjatë natës së kaluar në spital.

Ende për t'u sqaruar dinamika dhe motivi. Ishte Bilyhu ai që thirri për ndihmë më 19 prill, duke raportuar se ai dhe viktima ishin sulmuar nga dy të panjohur. Ky version nuk i ka bindur hetuesit të cilët morën dëshmi në vendin e ngjarjes dhe këqyrën kamerat e sigurisë të zonës, private dhe publike.

Viktima jetonte në këtë banesë prej 1 viti e gjysmë. Ajo punonte si kujdestare të moshuarish. Verën e kaluar bashkë me të erdhi të jetonte edhe 30-vjeçari. Fqinjët thanë se ata kishin pasur shpesh zënka me njëri - tjetrin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI