Flash

Skema/ Mësuesi me 3 mijë euro të jep diplomën e shkollës së mesme pa bërë asnjë ditë mësim

Lapsi.al 20 April 2023
Skema/ Mësuesi me 3 mijë euro të jep diplomën e

Fiks Fare zbuloi një tjetër skandal në lidhje me dëftesën e pjekurisë, që mund të merret kundrejt pagesës pa bërë asnjë ditë mësim. Adrian Cani mësues fiskulture në shkollën 9-vjeçare “Adem Bedalli “ në Peqin , bën pazare për shitje diplome të shkollës së mesme kundrejt 3 mijë eurove. Dikur ish-drejtor gjimnazi në qytetin e Peqinit, sot mësuesen në shkollë 9 vjeçare, Cani premton diplomë të shkollës së mesme kundrejt 3 mijë eurove.

Adrian Cani njëkohësisht është pedagog i jashtëm në një universitet privat në kryeqytet, por edhe nënkryetar i Partisë Demokratike në Peqin. Por si u zbulua skema nga emisioni Fiks Fare? Menjëherë pas informacionit që mbërriti në redaksinë e emisionit , një bashkëpunëtore e Fiksit u interesua pranë mësuesit Cani.

Pa asnjë ndrojtje në pazare Adrian Cani i pohon bashkëpunëtores së Fiksit dëftesë pjekurie kundrejt shumës prej 3 mijë eurove. Dhe parat duhet të jepeshin paradhënie. Gjithashtu mirë do ishte që personat e interesuar sipas mësuesit të ishin mbi 38 vjeç. Pra persona që në vitet 2005-2006 kanë qenë në moshë mature. Kjo pasi vitet më pas të gjitha të dhënat janë hedhur në sistem , ndërsa vitet përpara ende janë në regjistra me shkrime dore. Kjo u jep mundësi të shtojnë emra në këto regjistra.

Gjthçka është e rregullt siç pohon mësuesi me numër amze, dhe lehtësisht e verifikueshme nëse shkon interesohesh në institucionin nga del kjo dëftesë. Mësuesi i kërkon paratë në fillim pasi thotë se është djegur herë të tjera dhe i është dashur të fusë lekë nga xhepi. Gjithashtu kërkon dhe informacion të plotë mbi personin e interesuar që kërkon të pajiset me dëftesë, që në moshën që i përkon gjimnazi të mos ketë bërë burg. ” Unë i bëra dëftesën sikur ishte në gjimnaz ndërkohë personi vuante dënimin në burg. Jam djegur dhe kështu” shprehet Adrian Cani.

Dure rënë dakord parimisht për çmimin , Cani i kërkon bashkëpunëtores së Fiksit foto të hershme dhe kartën e identittetit të personit të interesuar. ” Për një javë ose pak më shumë del dëftesa pastaj” shprehet mësuesi.

Por përveç mësuesit Adrian Cani mban dhe një post tjetër atë partiak, ku nuk harron të përmendi emra të politikës. Për të vërtetuar që kjo është e vërtet, bashkëpunëtorja e Fiksit takon djalin e kandidatit për kryetar bashkie në Peqin dhe ai i konfirmon postin e Adrianit në PD. Ai mban postin e nënkryetarit të PD-së në Peqin.

Gazetarët e Fiksit pasi mësojnë orarin e mësimdhënies së mësuesit Cani e telefonojnë shkojnë në shkollën 9 -vjeçare. Drejtoresha e shkollës sqaron gazetarët se mësuesi atë ditë nuk kishte ardhur, madje as nuk kishte lajmëruar në shkollë se do mungonte. Në telefonatën me gazetarët mësuesi preferoi të mos jepte asnjë shpjegim në lidhje me shitjen e diplomës së shkollës së mesme, por vetëm përdori fjalë fyese për bashkëpunëtoren e Fiksit e cila e ka regjistruar./ TCH

Të këshilluara

Kris arma në Kurbin

Të shtëna me armë raportohen në Kurbin. Në Gjormë, një person i identifikuar nga polic ia ka qëlluar me armë në fasadën e një dyqani. Ka vetëm dëme materiale. P...

19:28

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI