Flash

Këlliçi: Iki nëse nuk realizoj transportin falas në Tiranë

Lapsi.al 20 April 2023
Këlliçi: Iki nëse nuk realizoj transportin falas në

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në kryeqytet, Belind Këlliçi ka deklaruar se do të largohet nëse nuk realizon premtimin e tij për transport publik falas në kryeqytet. Këtë deklaratë ai e bëri në emisionin Opinion në Tv Klan, kur u pyet nëse do largohet nëse ai nuk realizon këtë premtim të tij në rast se fiton zgjedhjet për kryebashkiak.

"Do iki. Më shif në sy, do iki. Nuk të dal më këtu para nëse nuk e bëj. Je i qetë për këtë? Nuk të dal para dhe nuk i dal para qytetarëve për t’i kërkuar votën. Bazuar në turin e dëgjimit që kemi bërë prej 4 muajsh, bazuar në sondazhet që janë bërë 6 muajt e fundit për problematikat kryesore që ka qyteti, duke qenë se kosto e jetës është problemi kryesor për pothuajse 70% të qytetarëve të Tiranës, trafiku i rënduar, ndotja e ajrit janë probleme të prekshme për pjesën dërrmuese të qytetarëve.

Jemi ulur jo vetëm me këtë ekip ekspertësh që ju shihni sot, por me një staf edhe më të gjerë për të gjetur zgjidhje që adreson të gjitha këto probleme së bashku dhe transporti publik falas përveçse ul koston me 52 mijë lekë në muaj për familjet që janë në nevojë dhe ato që kanë të ardhura të ulta në Tiranë, sigurisht që i jep përgjigje dhe këtyre problemeve që ju përmëndët" - tha ai.

Këlliçi thotë se premtimi i tij për transportin falas në Tiranë do të ketë një kosto prej rreth 16.8 milionë Euro në vit. Ai tha se për biletat dhe abonetë në vit, të dyja bashkë kanë këtë kosto.

“Viti para pandemisë është numri më i lartë i pasagjerëve në transportin publik në Tiranë. Numri total është 28, 666, 000 bileta. Numri i aboneve është 490,546. Të kombinuar në një kosto të dyja shkojnë 16.79 milionë Euro në vit. Do destinojmë një fond prej 5 milionë Eurosh në vit për të modernizuar flotën e autobusëve për të patur në të ardhmen edhe autobusë hibridë për të ulur kostot e mirëmbajtjes, për të ulur karburantin, dhe për të modernizuar edhe stacionet e autobusit ku sot nuk ke asnjë shenjë dalluese.

Kjo është një çështje që nuk prek vetëm transportin urban, kjo i kushton familjeve që e përdorin transportin publik mesatarisht 52 mijë lekë në muaj. Dhe kjo është një zgjidhje prej 52 mijë lekësh më pak në muaj për çdo familje për 4 vjet. Dhe është një zgjidhje jo për të pasurit, është një zgjidhje për të varfërit, për studentët, pensionistët, shtresat në nevojë”, - tha Belind Këlliçi. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI