Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Del VIDEO/ Si u arrestua me armë në brez Ramazan Rraja

Lapsi.al 19 April 2023
Del VIDEO/ Si u arrestua me armë në brez Ramazan Rraja

Policia ka dhënë detaje për mënyrën si u arrestua i shumëkërkuari Ramazan Rraja. Ai akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 2019-ën. Në një njoftim të policisë thuhet se arrestimi u bë falë inteligjencës informative dhe në operacion kanë marrë pjesë strukturat operacionale dhe ato hetimore të Policisë së Shtetit. Bashkë me të u arrestua edhe Luis Konomi që ishte shpallur në kërkim për kërcënimin e një biznesmeni në Elbasan që të tërhiqej nga një tender.

“Ky shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Komploti”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit, në janar të këtij viti. Kapet në një lokal në zonën e Fushë Krujës, me pistoletë në brez, me fishek në fole, gati për qitje, shtetasi Ramazan Rraja. 30-vjeçari, që nga momenti i shpalljes në kërkim, nuk është larguar në asnjë moment jashtë shtetit, por fshihej në trekëndëshin “Durrës - Lezhë - Tiranë”.

Në momentin e kapjes, mbrëmjen e sotme, 30-vjeçari shoqërohej me një shtetas tjetër, në kërkim nga Policia e Elbasanit, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim.

Strukturat operacionale dhe ato hetimore të Policisë së Shtetit, në kuadër të procedimit penal për zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, si dhe në zbatim të urdhrit të ndalimit të lëshuar nga SPAK, pas caktimit nga Gjykata, të masës së sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin Ramazan Rraj, kanë vijuar kërkimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Komploti”, të zhvilluar në janar të vitit 2023, nga Policia e Shtetit, për kapjen e 30-vjeçarit, strukturat operacionale dhe ato hetimore të Policisë së Shtetit dispononin informacion se shtetasi Ramazan Rraja aktualisht fshihej në zonën e Krujës.

Bazuar në këto informacione, mbrëmjen e sotme, në vijim të operacionit policor të koduar “Komploti”, u kap në një lokal në zonën e Fushë Krujës dhe u vu në pranga shtetasi i shumëkërkuar Ramazan Rraja, 30 vjeç.

Në vijim të këtij operacioni është kapur dhe vënë në pranga edhe shtetasi Luis Konomui alias E. Ll., 39 vjeç, i cili shoqërohej me shtetasin Ramazan Rraja dhe që ishte shpallur në kërkim në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, nga Policia e Elbasanit, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim. 39-vjeçari do t’i dorëzohet Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI