Flash

Kryemadhi padit Top Channel-in, kërkon 400 mijë euro dëmshpërblim

Lapsi.al 18 April 2023
Kryemadhi padit Top Channel-in, kërkon 400 mijë euro

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka paditur televizionin “Top Channel” për shpifje lidhur me publikimin e disa dokumenteve ku pretendohet se ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka kryer biznes me disa oligarkë rusë.

Në fjalën e saj para mediave të pranishme, Kryemadhi, e cila i ka quajtur si të falsifikuara dokumentet e paraqitura si fakte ndaj dhe kërkon minimalisht 400 mijë euro dëmshpërblim.

“Për momentin kam kërkuar 400 mijë euro, e cila do të jetë një vlerë që më vonë mund të pasurohet më tutje duke pasur parasysh që kjo shumë mund të shtohet nëse shoqëria mediatike mund të shpifë ndaj personit tim,”-tha ndër të tjera Kryemadhi.

Fjala e plotë e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në Gjykatën e Tiranës

Monika Kryemadhi: Sot ndalova në Gjykatën e Tiranës për të dorëzuar një padi civile për shoqërinë Top Channel e cila në mënyrë të vazhdueshme ka ushtuar denigrimin, intimidim, mashtrim ndaj figurës time si person public, si deputete, si politikane, si individ. Sot dua të ngre një process komplet tjetër jo vetëm për të sensibilizuar veten time në radhë të parë por për të treguar edhe një herë që shoqëria jonë shqiptare ka nevojë që të ndryshojë mentalitetin për të mos qenë më pre e presioneve, intimidimeve apo shantazheve të shoqërive të caktuara të cilat kanë për detyrë të informojnë qytetarët, kanë për detyrë të informojnë opinionin publik, jo ta dezinformojnë, jo ta pasurojnë me dokumeta fiktive, false të manipuluara por të dhënë një mesazh të duhur për të cilën ka nevojë sot shoqëria shqiptare.

Ajo që unë dua të bëj të ditur që nëpërmjet kësaj padie civile dua të rikthejmë dhe të risjellim edhe një herë një mentalitet të ri dhe në fund të fundit edhe për të rikthyer dhe besimin tek drejtësia. Sepse ka ardhur momenti që çdo gjë të shkojë sipas asaj procedure për të cilën ne kemi nevojë. Unë e kuptoj që është pak e vështirë por dua që edhe sot mos të jenë me ata të cilët përdorin paratë publike për të paguar grupe të caktuara mediatike dhe për t’i përdorur ata për të luftuar dhe sulmuar kundërshtarët e tyre politikë. Nesër do ta pasoj me një kallëzim penal për veprën penal që ka kryer shoqëria Top Channel ndaj meje duke paraqitur dokumenta të falsifikuara apo edhe duke ushtruar shantazh dhe duke manipuluar dhe mashtruar opinionin publik. Përveç kësaj kam kërkuar dhe një dëmshpërblim financiar për të cilën jam e bindur që i gjithë ky buxhet do të shkojë në shërbim të shumë gjërave të mira për të rinjtë dhe të rejat.

Zonja Kryemadhi sa është ky dëmshpërblim?

Monika Kryemadhi: Për momentin kam kërkuar vlerën 400 mijë euro. E cila do të jetë një vlerë e cila më vonë mund të rritet me tutje duke pasur parasysh që kjo shumë mund të shtohet në qoftë se shoqëria mediatike do të vazhdojë të shpifë apo falsifikojë ndaj personit tim.

Pse akuzohet Kryemadhi 

Prej disa javësh, ish-kryetarja e LSI ishte vënë në qendër të sulmeve për bashkëpunim me oligarkë të lidhur me Putin. Media 'eureporter' publikoi një artikull me disa transaksione që Kryemadhi kishte marrë para nga Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan për qëllime marketingu. Shkrimi u fshi nga media por në Shqipëri, Top Channel ka publikuar në dy ditët e fundit të njëjtat dokumente me shpjegimin përkatës të faturave. Kryemadhi reagoi shkurtimisht dhe paralajmëroi televizionin me padi në Gjykatë.

Të këshilluara

Prokuroria kërkon burg për Gleard Gushollin

Gleard Gusholli, 31-vjeçari që mbajti peng për një javë dhe dhunoi në mënyrë barbare të dashurën e tij do të dalë ditën e sotme para gjykatës për t’u njohur me ...

10:06

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI