Flash

I akuzuar për 13 vjedhje banesash, 18 muaj burg ‘skifterit’ shqiptar në Francë

Lapsi.al 17 April 2023
I akuzuar për 13 vjedhje banesash, 18 muaj burg ‘skifterit’

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë franceze, pasi akuzohet për një seri vjedhjesh, ndërsa tashmë do të vuajë një dënim prej 18 muajsh burg. Mësohet se 34-vjeçari shqiptar doli javën e kaluar para Gjykatës Penale të Clermont-Ferrand pasi akuzohet për 13 vjedhje, të ndodhura midis majit 2019 dhe shkurt 2023, në Puy-de-Dôme, Loire, Haute-Loire dhe Ain.

Mësohet se shqiptari vidhte bizhuteri dhe para. Para togave të zeza shqiptari mohoi implikimin e tij në këto akuza, por pavarësisht qëndrimit të tij, 34-vjeçari u ‘fundos’ nga gjurmët e ADN-së të gjetura në vendngjarje.

Gjatë momentit të kapjes nga policia, shqiptarit i ishin gjetur 5 mijë euro, për të cilat kishte deklaruar se do t’i blinte drogë. 34-vjeçari pas lirimit të tij nuk duhet të shkelë në territorin francez për 10 vite.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI