Flash

VIDEO/ Ushtari rus goditet me snajper në kokë, por shpëton mrekullisht

Lapsi.al 16 April 2023
VIDEO/ Ushtari rus goditet me snajper në kokë, por shpëton

Pamjet e pabesueshme tregojnë momentin kur një ushtar rus “mashtroi vdekjen” pasi u godit në kokë nga një plumb me snajper. Luftëtari, pjesë e Wagner, grupit paraushtarak pro-Putin goditet nga plumbi teksa qëndronte në këmbë. Pas lëviz dhe u thotë kolegëve të tij se i duket se është "gjallë". Teksa shokët e tij fshihen pas një muri të shkatërruar, koka e burrit mund të shihej qartë nga snajperi.

Plumbi godet kamerën Go-Pro në helmetën e tij, duke e lënë edhe atë përkohësisht të trullosur dhe konfuz. Ngjarja ka ndodhur në zemër të zonës së luftës në Bakhmut, thuhet në një raport. Forca e plumbit e lëkund atë dhe flak tej kamerën. Po të ishte një centimetër më poshtë, ushtari do të vritej menjëherë. Një tjetër ushtar rus, qartësisht i mahnitur nga ngjarja e kolegut të tij, thotë: “Njeri me fat”.

"Hajde, largohu, tërhiqu", - bërtet më pas një tjetër ushtar, duke u përpjekur ta çojë shokun në një vend më të sigurt. Ata pastaj e pyesin atë, qartësisht në mosbesim: "A je gjallë?" "Po, duhet të jetë gjallë," - thotë ai duke ngritur supet dhe duke mos i besuar fatit të tij. Më pas mund të dëgjohet një zë duke bërtitur dhe duke paralajmëruar se skuadrilja është në syrin e mbrojtësve ukrainas.

“Një snajper po punon! Një snajper po punon!” - dëgjohet një ushtar duke thënë. Videoja u kap nga një korrespondent i RIA Novosti, i cili po shoqëronte pushtuesit rusë. Kjo ngjarje vjen pasi analistët dhe zyrtarët rusë thanë të premten se beteja për Bakhmut po nxehet përsëri. Për 8 muaj e gjysmë, qyteti lindor i Ukrainës ka qenë skena e luftën më të gjatë dhe më të përgjakshme të luftës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI