Flash

Pamje të rënda/ Ish-deputeti indian vritet në atentat para mediave

Lapsi.al 16 April 2023
Pamje të rënda/ Ish-deputeti indian vritet në atentat para

Një ish-deputet indian i dënuar për rrëmbim dhe që ishte përballur me akuza të rënda, deri për vrasje është ekzekutuar së bashku me vëllain e tij në një atentat që është transmetuar drejtpërdrejt në TV. Atiq Ahmed, po vuante një dënim të përjetshëm në burg dhe së bashku me vëllain e tij Ashraf Ahmed ishin në paraburgim policor pranë një spitali në Prayagraj, në shtetin verior të Indisë të Uttar Pradesh.

Gjatë zhvendosjes, nën shoqërinë e kamerave u afruan 3 persona që qëlluan më shumë se 20 plumba ndaj 2 vëllezërve që kanë ndërruar jetë në vend. Policia tha se autorët erdhën me motoçikleta duke u paraqitur si gazetarë dhe mbanin pajisje kamerash, një mikrofon me logon e një rrjeti televiziv dhe ID të rreme gazetari.

Sulmi, i cili ndodhi mbrëmjen e së shtunës u kap drejtpërdrejt në televizion nga disa transmetues të pranishëm në vendngjarje. Autorët u dorëzuan shpejt në polici dhe dorëzuan pistoletat e tyre duke brohoritur "Jai Shri Ram" ose "Hail Lord Ram", një slogan i përdorur në beteja nga nacionalistët hindu kundër muslimanëve. Autorët, 22, 23 dhe 18 vjeç i thanë policisë se kishin ndjekur vëllezërit Ahmed për dy ditë, që kur u vunë në paraburgim dhe donin të kryenin vrasjet për të fituar famë.

“Ne donim të vrisnim Atiq Ahmedin dhe vëllain e tij Ashraf me qëllimin për të fshirë plotësisht bandën Atiq-Ashraf dhe për të bërë emër për veten tonë,” - citohen të kenë thënë të rinjtë pas dorëzimit. Policia tha se po hetonte më tej, por nuk sqaroi nëse po kërkonin një motiv sektar për vrasjen. Nga të shtënat u plagos edhe një polic ndërsa njëri nga autorët u lëndua në dorë.

Atiq Ahmed, vëllai i tij dhe familja e tyre kanë qenë gansterë famëkeqë në botën e krimit të Uttar Pradesh. Ata janë akuzuar për drejtimin e një sindikate krimi të përfshirë në vrasje dhe zhvatje. Ish-politikani kishte më shumë se 100 padi të ngritura kundër tij, duke përfshirë sulmin dhe vrasjen. Ai u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2019 për orkestrimin e një rrëmbimi gjatë kohës që ishte në burg.

Uttar Pradesh, i cili është shteti më i populluar i Indisë me më shumë se 200 milionë banorë, ka një reputacion për kriminalitet dhe gati gjysma e ministrave, përfshirë edhe kryeministrin, kanë çështje penale kundër tyre. Partitë opozitare i kritikuan vrasjet si "anarki të pacipë" dhe një kolaps të ligjit dhe rendit.

Kryeministri i shtetit, Yogi Adityanath, është një nga figurat më të ashpra nacionaliste hindu dhe ka përdorur rregullisht gjuhë nxitëse dhe një mosrespektim të shtetit ligjor në premtimin e tij për të goditur krimin. Në 5 vitet e fundit, ka pasur pothuajse 9 të shtëna me armë nga policia në Uttar Pradesh, me më shumë se 170 viktima. Myslimanët dhe dalitët, kasta më e ulët e hinduve kanë qenë shënjestër e tyre. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI