Flash

Ilir Meta: Vota do përmbysë korrupsionin absolut, koha për revolucion

Lapsi.al 15 April 2023
Ilir Meta: Vota do përmbysë korrupsionin absolut, koha për

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha në fjalimin e tij se tani nuk është koha për ndryshim, por për revolucion.

“Edhe 29 ditë për t’i dhënë fund monizmit absolut të pushtetit vendor. Shpesh pyes veten, më në fund pas katër vitesh, do të shkallmojmë pikërisht atë që askush nuk e mendonte dhe imagjinonte në Shqipëri, që ky vend, anëtar i NATO-s, 100 përqind pro-evropian të jetë një vend ku në mënyrë të paligjshme, një klikë kontrollon të gjithë pushtetin vendor.

Ne e dimë se pushtet absolut do të thotë korrupsion absolut ashtu siç është edhe rilindja. Ndaj nuk është koha për ndryshim, se koha për ndryshim ka kaluar me kohë, është koha për revolucion.

Revolucioni me votë do të sjellë përmbysjen e korrupsionit absolut dhe njëherë e përgjithmonë transparencë absolute, llogaridhënie absolute.

Ai autobus atje është një shpresë e madhe, jo vetëm për transportin falas çdo ditë për 200 mijë qytetarët e Tiranës. Por ai autobus është një shpresë e madhe se më në fund nuk do vendosen taksa arbitrare për shërbime që shkojnë te pronarët në kërkim ndërkombëtar të inceneratorëve që nuk ekzistojnë.

Se më në fund do ketë kryebashkiakë që do zgjidhin probleme jetike të qytetarëve.

Përballë këta kandidatë nuk kanë rivalë, por një regjim të kalbur në themelet e tij. Një regjim që kërkon vetëm një të shtyrë me votën tuaj.

Këta janë kandidatët më legjitimë që ka njohur historia e vendit tonë. Përballë tyre janë kandidatët që nuk guxojnë të dalin përballë në debate televizive sepse janë totalisht të konsumuar dhe plot me skandale e premtime të pambajtura.

Ata janë kandidatët që po i bëjnë shërbimet e fundit një regjimi, koha e të cilit ka përfunduar,” tha Meta.

Të këshilluara

Aksident tragjik në Greqi, 6 të vdekur

Të paktën 6 persona humbën jetën dhe 6 të tjerë u plagosën rëndë pas përplasjes kokë më kokë të dy makinave mëngjesin e sotëm në Alexandroupoli të Greqisë. S...

15:35

Aksident në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur sot në Vlorë, ku një mjet i drejtuar nga një 70 vjeçar ka dalë nga rruga duke rënë në humnerë. Për pasojë ka mbetur e plagosur pasagj...

13:27

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI