Flash

I riu nuk flet para hetuesve të Pejës për vrasjen e nënës

Lapsi.al 15 April 2023
I riu nuk flet para hetuesve të Pejës për vrasjen e

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e së premtes në Pejë ku një person i mori jetën nënës së tij. Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e këtij personi, deri tani i dyshuar për ngjarjen e rëndë. Komandanti i stacionit policor në Pejë, Ndue Nikolla, ka deklaruar para mediave se rreth orës 16.00 është marrë një informacion se në rrugën “Mbreti Zog” ka ndodhur një incident brenda një familjeje.

Sipas tij, policia ka konstatuar se “bëhej fjalë për një vrasje të rëndë”, si dhe “ka arritur të arrestojë të dyshuarin për kryerjen e veprës”. Edhe zyrtarët e Prokurorisë Themelore në Pejë e kanë përshkruar rastin si mjaft të rëndë. Prokurorja e çështjes, Sahide Gashi ka bërë të ditur se deri tani “dyshohet se i biri i ka marrë jetën nënës së tij”. Ajo tha se prokuroria ka shkuar në vendngjarje dhe janë mbledhur të gjitha provat ku shtoi se është urdhëruar edhe autopsia e trupit të tashmë të ndjerës. Gashi theksoi se janë marrë në pyetje disa dëshmitarë, duke theksuar se vetë i pandehuri për krimin e rëndë nuk ka qenë në gjendje të flasë.

“Kemi provuar që të dyshuarin ta marrim në pyetje, por s’ka qenë në gjendje dhe kemi urdhëruar që nesër në prezencë të psikologut dhe avokatit mbrojtës të provohet merret deklarata e të njëjtit”, është shprehur Gashi.

Sipas saj, janë siguruar edhe dëshmitarë të afërt të ngjarjes. Ajo shtoi se në bazë të rrethanave, do të urdhërojnë edhe ekzaminimin psikiatrik të të dyshuarit. As zyrtarët e policisë dhe as prokurorisë nuk kanë dhënë sqarime specifike se në çfarë mënyre dhe me çfarë mjetesh është kryer vepra penale e vrasjes. Gjithashtu, ata nuk kanë dhënë as sqarime se cilat kanë qenë motivet e dyshuara për veprën penale, duke thënë se rasti është ende në fazën e hetimeve.

Në deklarimet e tyre për mediat qytetarët kanë thënë se vrasja mund të lidhet me divorcin e të dyshuarit nga gruaja e tij, për të cilin ai e kishe akuzuar të ëmën. I riu thuhet se jetonte jashtë shtetit dhe ishte kthyer së fundmi. Banorët po ashtu kanë thënë që ai ishte përdorues i narkotikëve dhe se ishte i divorcuar dy herë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Merr flakë banesa në Bilisht

Një banesë në qytetin e Bilishtit është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40. "Në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr n...

16:28

Sherr në Maliq, policia ndalon të riun

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. D...

17:26

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI