Flash

Haradinaj thirrje qeverisë: Zgjedhjet në veri nuk duhet të mbahen

Lapsi.al 15 April 2023
Haradinaj thirrje qeverisë: Zgjedhjet në veri nuk duhet të mbahen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj këmbëngul se zgjedhjet në veri që pritet të mbahen më 23 prill duhet të shtyhen.

Sipas tij, ky skenar është në dobi të Kosovës, në të kundërtën mbajtja e tyre, siç thotë Haradinaj, është humbje për vendin.

Ai thotë se me mbajtjen eventuale rrezikohet edhe më tej policët që operojnë në veri.

Ish-kryeministri i Kosovës, mes tjerash thotë për KosovaPress se duhet të tregohet mençuri dhe që proceset që i bëjnë dëm Kosovës të ndalen me kohë.

“Duhet bërë kujdes, opsioni i ndaljes së këtij procesi është i mençur, është në dobi të Kosovës dhe e shpëton edhe fytyrën tonë si shtet”, theksoi Haradinaj.

Haradinaj thotë se fakti se zgjedhjet mbahen qendra jo të rregullta e të zakonshme votimi, e vështirëson pjesëmarrjen e qytetarëve për të votuar, derisa shton se në këtë formë rrezikohet edhe siguria e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Haradinaj konsideron se vendimi për t’i mbajtur zgjedhjet pa koordinim me aleatët ndërkombëtarë, është i gabuar për vendin.

“Duhet të kthehet një diskutim serioz me aleatët tonë, pra me Amerikën, aleatet tjerë të QUINT-it dhe të gjendet formula që të gjithë të bien dakord për mbajtjen e zgjedhjeve, përfshirë edhe të gjitha partitë politike në veri”, thotë mes tjerash Haradinaj.

Haradinaj shton se agjenda e Serbisë për të qenë kundër Kosovës do të vazhdojë çdoherë, porse sipas tij e rëndësishme është që për veriun te ketë koordinim me ndërkombëtarët.

Zgjedhjet në katër komunat veriore u shpallën pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar.

Fillimisht ishin parashikuar që të mbahen më 18 dhjetor të vitit të kaluar, por u shtynë me vendim të presidentes Vjosa Osmani për 23 prill edhe për shkak të situatës së tensionuar dhe barrikadave që i ngritën nga grupe të dyshuara kriminale.

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur sot në Vlorë, ku një mjet i drejtuar nga një 70 vjeçar ka dalë nga rruga duke rënë në humnerë. Për pasojë ka mbetur e plagosur pasagj...

13:27

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI