Flash

Berisha: Edi Rama dhe lolua i tij Erion Veliaj janë tmerruar

Lapsi.al 15 April 2023
Berisha: Edi Rama dhe lolua i tij Erion Veliaj janë tmerruar

Kryetari i PD, Sali Berisha mbajti fjalimin në çeljen e fushatës elektorale të koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Nga "Arena", Berisha e quajti këtë ditë start të madh dhe të paparë në 32 vite. Berisha tha se pjesëmarrja masive dhe entuziazmi i qytetarëve kanë tmerruar Edi Ramën dhe Erion Veliajn, të cilin ai e quaji lolo të kryeministrit.

"Është nder i madh të flas sot para jush, por fjalën time do ta filloj me një falënderim shumë të veçantë për ju, përfaqësuesit e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, fjalët tuaja në këtë platformë ishin simfonia më e bukur politike që unë kam ndjekur ndonjëherë.

Kjo për faktin e vetëm se të ardhur të gjithë nga qytetarët, ato ishin himne për qytetarin, ishin zotime përpara qytetarëve, ishin projekte për interesat e tyre.

Ky start i madh, i paparë në 32 vite, është një garanci e madhe e suksesit tonë.

Ky start ka tmerruar Edi Ramën dhe lolon e tij, Erion Veliaj dhe lolot e tjera kudo në bashkitë e vendit.

Tek ndiqja fjalimet tuaja, dhe u kërkoj ndjesë të gjithë atyre që nuk patën mundësi të mbajnë fjalën në këtë platformë, në mendje më vinin meqë jemi në stadium, ata kampionë që kam parë dhe duartrokitur në këtë stadium. Edhe ju sot jeni kampionët e lirisë, kampionët e fitores.

Kjo është arsyeja pse Edi Rama është tmerruar, Erion Veliaj është tmerruar.

Një ditë famëzezë, që ditën lëpihen, kurse natën i bëjnë gropën njëri-tjetrit.

Ne do fitojmë"!

Të këshilluara

Aksident tragjik në Greqi, 6 të vdekur

Të paktën 6 persona humbën jetën dhe 6 të tjerë u plagosën rëndë pas përplasjes kokë më kokë të dy makinave mëngjesin e sotëm në Alexandroupoli të Greqisë. S...

15:35

Aksident në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur sot në Vlorë, ku një mjet i drejtuar nga një 70 vjeçar ka dalë nga rruga duke rënë në humnerë. Për pasojë ka mbetur e plagosur pasagj...

13:27

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI