Flash

Akuzohet se përdhunoi vajzën me probleme mendore, gjykata lë në burg kryeplakun e Rehovës

Lapsi.al 15 April 2023
Akuzohet se përdhunoi vajzën me probleme mendore, gjykata lë

Gjykata e Korçës cakton masën e sigurisë "arrest në burg" për 29 vjeçarin Ervis Rrapo, kryeplakun e fshatit Rehovë të Korçës, i cili u arrestua pas denoncimit për marrëdhënje seksuale me një 23 vjeçareje nga i njëjti fshat.

Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg" për akuzën e kryerjes së marrëdhenieve seksuale me 23 vjeçaren me probleme të shëndetit mendor. Para gjykatës i riu nuk ka pranuar akuzat, ndërsa prokuroria ka paraqitur prova dhe fakte të cilat implikojnë Rrapon në këtë ngjarje.

I riu nuk ka pranuar akuzën duke pretenduar se gjithçka është bërë për hakmarrje nga babai i vajzës.

Por nga ana tjetër S.G, ka deklaruar në policinë e Korçës, se ai e kishte kapur lakuriq Ervis Rrapon, brenda në banesën e tij, teksa ishte me vajzën duke kryer marrëdhënie seksuale.

Nga hetimet e deri tanishme të prokurorisë, ekspertizës mjeko ligjore, dëshmitë dhe rrethanat e tjera, akuza e ngritur ndaj Rrapos rezulton e provuar. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura për shkak të natyrës së çështjes.

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur sot në Vlorë, ku një mjet i drejtuar nga një 70 vjeçar ka dalë nga rruga duke rënë në humnerë. Për pasojë ka mbetur e plagosur pasagj...

13:27

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI