Flash

Zhduket pa lënë gjurmë një 53-vjeçar shqiptar në Greqi

Lapsi.al 14 April 2023
Zhduket pa lënë gjurmë një 53-vjeçar shqiptar në

Autoritetet greke janë vënë në alarm për zhdukjen e 53-vjeçarit shqiptar Shkëlqim Hysi. Ai jetonte në Kos dhe për të janë angazhuar edhe emisionet për gjetjen e personave të zhdukur. 53-vjeçari është zhdukur të dielën e kaluar (9 prill). Siç thuhet në njoftimin e bërë për publikun, ka të dhëna se ai mund të gjendet në Syros.

Mediat u informuan për zhdukjen e Shkëlqim Hysit këtë të premte. Menjëherë kanë filluar te jepen të dhëna me kërkesë të të afërmve. Sipas tyre mund të ketë arsye që jeta e tij të jetë në rrezik.

Shkëlqim Hysi është 1.70 m i gjatë, i hollë, me flokë gri të holluar dhe sy kafe të errët. Ai kishte veshur një xhaketë të zezë, një xhup të zi, pantallona të zeza dhe këpucë të zeza.

“Kushdo që ka ndonjë informacion është i lutur të kontaktojë me telefon “Buzëqeshja e Fëmijës” 24 orë në ditë, në “Linjën Kombëtare për të rriturit e zhdukur - 1017”, në të gjitha Drejtoritë e Policisë në vend si dhe përmes aplikacionit Missing Alert ku ka informacione të drejtpërdrejta për zhdukjen” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Merr flakë banesa në Bilisht

Një banesë në qytetin e Bilishtit është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40. "Në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr n...

16:28

Sherr në Maliq, policia ndalon të riun

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. D...

17:26

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI