Flash

Edward Joseph: Marrëveshja e Ohrit ka paqartësi dhe boshllëqe

Lapsi.al 14 April 2023
Edward Joseph: Marrëveshja e Ohrit ka paqartësi dhe boshllëqe

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), në bashkëpunim me Universitetin “Johns Hopkins”, kanë organizuar një tryezë diskutimi për marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë. Aty u tha se aneksi i marrëveshjes ka paqartësi dhe se diskursi politik nuk ka ndryshuar. Ishte analisti amerikan dhe ligjëruesi në Universitetin “Johns Hopkins”, Edward Joseph tha se marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e obligueshme dhe se fokusi duhet të jetë në zbatim. Po ashtu, ai theksoi se në këtë marrëveshje ka shumë boshllëqe dhe detaje të paspecifikuara.

“Tani, këtu qëndrojmë formalisht. Realiteti joformal dhe kontekstual, i njohur nga të gjithë në këtë sallë dhe nga miqtë dhe kolegët tanë gjetkë në Kosovë dhe në Beograd, i dinë të gjithë sfidat e mëdha. Së pari, paqartësia e vetë marrëveshjes. Fakti që ka boshllëqe, ka elementë që nuk specifikohen, detaje të paspecifikuara, paqartësi që krijojnë pikëpyetje. Ky është numri një.

Së dyti është, natyrisht, statusi i marrëveshjes. Fakti që ajo nuk u nënshkrua, fakti që nuk pati shtrëngim duarsh mes palëve dhe kontekstualisht, fakti që dëgjojmë një rrjedhë negativiteti për marrëveshjen, që sigurisht nuk është inkurajuese, dhe jo ajo që është standarde në çdo negociatë të suksesshme ndërkombëtare”, - ka shtuar ai.

Kosova dhe Serbia u pajtuan me 18 mars në Ohër për aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshje, ani pse nuk pati nënshkrim të saj. Në kuadër të saj, palët pajtohen për të miratuar deklaratën për personat e zhdukur. E po ashtu për të zbatuar nenin 7 që Kosova të nisë menjëherë negociatat në kuadër të dialogut për përcaktimin e aranzhimeve dhe garancive specifike, që sigurojnë një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë. /KosovaPress

Të këshilluara

E rëndë në Pejë/ Djali vret nënën

Një vrasje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, ku djali ka ekzekutuar të ëmën. Vrasjen e ka konfirmuar për Telegraf...

18:38

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI