Flash

Djali mbyti nënën në Pejë/ Dalin detaje të reja nga ngjarja

Lapsi.al 14 April 2023
Djali mbyti nënën në Pejë/ Dalin detaje të reja nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë. Një grua është gjetur e mbytur në shtëpinë e saj. Dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje të rëndë është djali i saj.

Rastin e rëndë e konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai është shprehur se vdekja është konstatuar sapo ekipi mjekësor mbërriti në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 16:00 policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka kuptuar se bëhet fjalë për vrasje të rëndë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. I dyshuari është arrestuar”, - ka deklaruar ai.

Edhe Prokuroria Themelore në Pejë është duke u marrë intesivisht me rastin për të zbardhur rrethanat të cilat janë ende të paqarta. Pritet që prokurorja Sahide Gashi, së bashku me komandantin e Policisë së Pejës të mbajnë sonte një konferencë për mediat ku pritet të bëhen të ditura të dhënat e para të hetimit mbi ngjarjen tragjike.

Ky akt i rëndë ka tronditur mbarë opinionin në Kosovë dhe në Shqipëri. I riu ka jetuar për rreth pesë vjet në Gjermani dhe kishte ardhur përkohësisht në familjen e tij për vizitë. Më poshtë vijnë pamjet e Rtv Dukagjini.

Të këshilluara

Merr flakë banesa në Bilisht

Një banesë në qytetin e Bilishtit është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40. "Në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr n...

16:28

Sherr në Maliq, policia ndalon të riun

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. D...

17:26

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI