Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Tiranë, aksidentohet urbani te "Siri Kodra"

Lapsi.al 13 April 2023
Tiranë, aksidentohet urbani te "Siri Kodra"

Një tjetër urban që lëviz në Tiranë është përplasur ditën e sotme, sipas një videoje të publikuar nga JOQ në Instagram.

Bëhet fjalë për një urban “Green” i cili është përplasur me një mjet tjetër në zonën e rrugës “Siri Kodra” në kryeqytet.

Kujtojmë se një tjetër urban i Kamzën u përplaset ditën e djeshme duke hipur mbi bordurat ndarëse të rrugës. Kohët e fundit urbanët e Tiranës janë përfshirë në aksidente të shumta, ku ai më i rëndi ishte pranë Parkut Rinia ku autobusi mori 9 makina para dhe plagosi 10 persona.

Përballë kësaj situate bashkia e Tiranës vazhdon dhe hesht, ndërsa kryebashkiaku Veliaj akuzon faqe si Lolita dhe JOQ se po i vënë gjoba për urbanët.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI