Flash

Escobar shmangu takimin me Berishën/ Ish-kryeministri: Vizita e tij më pëlqeu

Lapsi.al 13 April 2023
Escobar shmangu takimin me Berishën/ Ish-kryeministri: Vizita e tij më

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi përpara gazetarëve edhe vizitën e fundit të zyrtarit të Departamentit të Shtetit, Gabriel Escobar.

“Unë e ndoqa vizitën e Ndihmës Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar në Tiranë.

Mua, ajo vizitë më pëlqeu.

Unë kam një eksperiencë të gjatë politike. Ajo çka mund ta garantoj zotin Escobar, dhe jo vetëm atë, se në programin elektoral të Sali Berishës do shtohet një pikë: ekstradimi i Ramës në SHBA sapo drejtësia amerikane ta kërkojë për ta çiftuar me McGonigal-in.

Ambasadorja Yuri Kim është një McGonigal me fustan. Me 100 përqind ajo do jetë në hetim.

Dhe unë i kam bërë thirrje inspektorit të përgjithshëm të FBI, të hetojë aferat korruptive të McGonigal me fustan, përfshi pronat e saj në Shqipëri, duke garantuar se PD do ndihmojë në këtë hetim.

E ftoj inspektorin e përgjithshëm për t’u njohur me fakte të pakundërshtueshme si kjo dritë dielli,” tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI