Flash

Del VIDEO/ Si u sulmua në Prishtinë gazetari Valon Syla

Lapsi.al 13 April 2023
Del VIDEO/ Si u sulmua në Prishtinë gazetari Valon Syla

Gazetari nga Kosova, Valon Syla u sulmua dje nga tre persona në një lokal në Bregun e Diellit në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur pas daljes nga emisioni “Pressing” në T7 ku ai është i ftuar i përhershëm. Ai u godit në afërsi të një lokali duke marrë plagë në kokë. (Më poshtë video e ngjarjes)

“Unë kam qenë me Ilirin. Ai e shihte në pasqyrë që dikush nga afër po mundohej të afrohej. Menduam se ishte Leo. Kur u afrova tek shkallët mu afrua një person, që mund ta identifikoj tani, por nuk e njoh. Iliri ishte duke parkuar makinën. Aty brenda kanë qenë edhe disa gazetarë tjerë.

Ishte një djalë i ri rreth të 30-ave. Më tha ‘a po vjen dej qetu’. Si ja pashë mjekrën e dita që është fetar. Kishte mjekër dhe trenerka kështu dukej si shoumen. Edhe i dhunshëm. U mundova të vrapoj që të hapi derën dhe pastaj ata do largoheshin pari që mund të shihnin njerëz brenda dhe do frikësoheshin.

Nuk u hap dera menjëherë. Pastaj më grushtuan. Edhe me pjesë metalike të orës. U mundova ta ruaj fytyrën. Ilir Mirena u ngut dhe largoi njërin, pastaj edhe tjerët dolën nga brenda. Ata ikën. Por mjaftoi që të më shkaktonin lëndime”, - shtoi Syla.

Ministri i brendshëm i Qeverisë së Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se tre të dyshuarit për sulmin fizik ndaj gazetarit dhe analistit janë arrestuar.

“Pas një pune intensive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit”, shkroi ai në Facebook.

Vetë gazetari thotë se sulmi erdhi pas disa komenteve ndaj një hoxhe në Kosovë. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Elbasan

Lëkundje tërmeti janë ndier para pak çastesh në Elbasan. Lëkundja ka qenë me magnitudë 3.6 Rihter. Nuk raportohet për dëme. ...

23:08

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI