Flash

Skandali/ Familjes në Lundër i merren mbi 100 mijë hektarë tokë

Lapsi.al 12 April 2023
Skandali/ Familjes në Lundër i merren mbi 100 mijë hektarë

Mbi 100 mijë hektarë tokë në zonën e Rezervave të Shtetit në Lundër të Tiranës do u merret 86 familjeve të fisit Teqja që gëzon me të gjithë dokumentacionet përkatëse pronësinë dhe do t’i jepet Fondit Shqiptar të Zhvillimit për ndërtimin e një kompleksi sportiv.

Kjo sipas avokates mbrojtëse të fisit Teqja, Miranda Boçi, e cila tha se prona do u merret pronarëve me pretendimin e një VKM-je të botuar në fletoren zyrtare në dhjetor të 2022. Edhe pse do të kërkonin në këtë seancë të parë në Gjykatën Administrative shfuqizimin e kësaj VKM-je, seanca u shty, pasi Ministria e Mbrojtjes, si një nga palët e paditura nga pronarët, nuk u bë pjesë e procesit.

Pronarët thanë se projekti i dhënë Fondit Shqiptar të Zhvillimit për shfrytëzim në pronat e tyre në Lundër është në shkelje të ligjit dhe një grabitje e pastër shtetërore.

Njëri prej banorëve, tregoi se djali i papunë u detyrua pikërisht sot të largohej nga vendi për të punuar në ndërtim në Greqi, po në këto kushte ai tha se edhe ai me familjen do të braktisi vendin. Banorët paralajmëruan se do të ndjekin të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe paralelisht do të mbajnë protesta përpara Kryeministrisë, që problematika e tyre të dëgjohet.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI